“Të më japin Kempin e të shlyej borxhet”, kërkesa e dhimbshme e gruas nga Durrësi

Janë të shumta rastet që dëgjojmë nëpër media ku shumë familje janë të pllakosura nga varfëria si dhe nga  problemet sociale që e shoqërojnë atë.

Pesticide pa leje për qershitë; Hyn si pleh për bimët, por është helm
Pas 25 vitesh dëbohet familja shqiptare në Gjermani, vajza me lot në sy: 5 policë erdhën natën
SA FAMILJE DOLËN NGA SKEMA E NDIHMËS EKONOMIKE…

Janë të shumta rastet që dëgjojmë nëpër media ku shumë familje janë të pllakosura nga varfëria si dhe nga  problemet sociale që e shoqërojnë atë. Por cdo rast është unik në natyrën e vet.  Një rast i tillë vjen nga Durrësi ku në qëndër është një grua e vetmuar dhe me plot halle. Dhimbja më e madhe iu shkaktua nga vdekja e djalit sepse e kishte të sëmurë. Vetëm atë djalë kishte dhe tani jeton e vetme. Jetesa për atë nuk është fare e lehtë për shkak se i mungojnë kushtet jetike për të mbijetuar. Përpara kamerave ajo shprehet se nuk ka me cfarë të ushqehet madje as buk nuk gjen tek shtëpia e saj dhe këtë e tregojnë dhe pamjet e marra. Një problem tjetër për zonjën është dhe pagesa e invaliditetit pasi ajo e ka marrë dy vjet këtë pagesë por më pas janë cuar letrat në Tiranë dhe si përgjigje ka marrë që nuk e përfiton pagesën e invaliditetit. Ajo vuan mungesën e dritave dhe të ujit.  Madje as banjo nuk ka. Mes lotësh ajo thotë se kur i vdiq cuni përcjellja iu bë tek shtëpia e dikujt tjetër dhe se paratë që u harxhuan atë ditë janë marrë borxh dhe ende janë të papaguara . Kërkesa e dhimbshme që ka gruaja është kjo : “Të më japin Kempin të shlyej borxhet, nuk dua as për të ngrënë asgjë. Nuk i treten eshtrat në varr djalit në tabut të papaguar. As mua nuk më treten eshtrat po të vdes pa paguar borxhet që iu kam njerëzve. Këtë ju them atyre që kanë në dorë jetën time, të një plake, njeriu pa njeri, që nuk ka ku të shkojë e vdekja nuk e merr! Të merrte nënën e jo djalin e saj!”

COMMENTS

WORDPRESS: 0