“Të lindësh Grua”

  Jam Grua dhe besoj në forcën time. Jam Grua dhe protestoj ndaj jush që më emërtoni dhe cilësoni qënie të brishtë.E brishtë ndjehem vetë

Ana e malit, nxënësit po “Braktisin” shkollat
“Ka 7 ditë që plehrat rrinë aty. U bë mjegull në lagje. U bënë fëmijët astmatikë”
Kafka dhe problemi ynë me të ardhmen

 

Rezultate imazhesh për womens

Jam Grua dhe besoj në forcën time.
Jam Grua dhe protestoj ndaj jush që më emërtoni dhe cilësoni qënie të brishtë.E brishtë ndjehem vetëm ndaj fëmijës tim. Nuk jam “Pronë” e Askujt dhe nuk lejoj Askënd të më cënojë .
Dua të shkollohem, kam ëndërr të kem një karrierë të suksesshme, por i druhem babait. Fjala e tij e hekurt, autoriteti i tij zbeh ëndrrat e mia.
Jam Grua, shoqja e jetës së bashkëshortit tim. Nuk duhet të punoj, ai është kryefamiljari dhe vetëm burrat sigurojnë të ardhurat, gratë duhet të kontribojnë në mbarëvajtjen e shtëpisë. Jam Grua, shoqja e përjetshme e jetës së bashkëshortit tim.Duhet të qëndroj me të deri në fund të jetës.Duhet t’i qëndroj pranë edhe nëse ai konsumon alkool, edhe pse vë dorë mbi mua ndonjëherë, fundja shuplaka e fundit ishte nën efektin e alkoolit. Jam Grua, nënë e fëmijëve, e për hir të tyre më duhet të “gëlltis” shuplakat e tim shoqi. Jam Grua e si e tillë më duhet të mbroj martesën time dhe të shmang divorcin.
Jam grua, i druhem opinionit.
Jam grua, kam frike nga dora mizore e mashkullit egoist.Nëse nuk veproj siç do ai ,ai më merr Jetën.
Jam Grua.Nuk jam e Askujt.Linda e lirë dhe askush nuk ka të drejtë të vendosë për/mbi mua.
Jemi Vajza.Jemi Gra.Refuzojmë të  vritemi  barbarisht nga bashkëshorti, të  humbim jetën si pasojë e motiveve banale të babait, apo të vritemi nga refuzimi i një maniaku të sëmurë.

Jam Grua. Sot është 8- Mars! Është dita ime. Le të jetë kjo dita e reflektimit dhe sensibilizimit ndaj saj. 

Nga: Pranvera Berati

COMMENTS

WORDPRESS: 0