Të jetosh në mjerim të plotë ekonomik dhe me një shtëpi të rrënuar sëbashku me familjen…

I riu Marjus Belba nga fshati Çipllak në njësinë administrative Libofsh,që prej vitesh i nënshtrohet proçesit të hemodializës 3 herë ne javë,për shkak

Prodhimet e këtyre bodrumeve përfundojnë në tavolinat tona
Energji nga liqeni i Banjës. Kërkesë për ndërtimin e impiantit fotovoltaik mbi ujë
Shkurtime te ‘bluzat e bardha’, mjekët të revoltuar: Na jepni arsyet pse na larguat, ndryshe..

I riu Marjus Belba nga fshati Çipllak në njësinë administrative Libofsh,që prej vitesh i nënshtrohet proçesit të hemodializës 3 herë ne javë,për shkak të problemeve të rënda shëndetësore në veshka. Ai jeton në mjerim të plotë ekonomik dhe me një shtëpi të rrënuar sëbashku me prindërit e tij,bashkëshorten dhe vajzën 5-vjeçare në kushte ekstreme varfërie dhe pa të ardhura për të përballuar jetën.Ai jeton vetëm me 10 mijë lek të pagesës së paaftësisë,te cilat sipas tij nuk janë të mjaftueshme as për blerjen e ilaçeve. I riu i sëmurë,ka kërkuar ndihmë për të publikuar problemin dhe për të kërkuar ndihmë në institucionet shtetërore,për t’iu mundësuar një trajtim i specializuar mjeksor,për kurimin e hepatitit C për ti hapur më pas rrugën proçesit të transplantit të veshkave. Me lot në sy dhe me dhimbje të thellë,nëna e Marjusit ka kërkuar ndihmën e shtetit,të organizatave,shoqatave humanitare dhe individëve për ta ndihmuar djalin e saj të vetëm,që edhe ai të jetojë në kushte normale. Apel për të ndihmuar Marjus Belben ka përcjellë edhe imami i xhamisë së Libofshës Albert Kanani,i cili ka qartësuar se ndihma me të cilat ata e kanë trajtuar vazhdimisht familjen e Marjusit,janë vetëm mbështetja ekonomike për mbijetesë,por jo mundësi financiare për trajtimin e tij mjeksor.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0