Të jetosh “ndryshe” në Peqin. Fëmijët që rriten pa kujdes special

Bashkia e Peqinit ka një numër të konsiderueshëm të personave me aftësi ndryshe. Janë jo pak, por 600 persona me aftësi ndryshe të cilët kërkojnë

Itali: Dy fëmijë romë dhe motra e tyre më e madhe vdesin në sulmin zjarrvënës
Shkodër: Inertet përgjatë Kirit akoma pa zgjidhje
Eurostat: Shqipëria me tkurrjen më të madhe të popullsisë

Rezultate imazhesh për Femije me aftesi ndryshe

Bashkia e Peqinit ka një numër të konsiderueshëm të personave me aftësi ndryshe. Janë jo pak, por 600 persona me aftësi ndryshe të cilët kërkojnë shërbime të veçanta, ndër to mbi 150 janë fëmijë. Për këta fëmijë Bashkia e Peqinit nuk ofron asnjë shërbim. Pavarësisht numrit, këtu nuk ka një qendër e cila mund të ofrojë lokopedi, fizioterapi, psikolog, apo shërbime të tjera në varësi të sëmundjes, ndërkohë familjet nuk i përballojnë këto shërbime me mundësitë e tyre.

Në vitin 2011 në Bashkinë e Peqinit u ngrit një qendër që ofronte shërbime për fëmijët me aftësi ndryshe, por pas mbarimit të projektit, pushteti vendor nuk e menaxhoi qendrën e cila më pas u mbyll. Ndërsa edhe arsimimi i këtyre fëmijëve është thuajse inekzistent.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0