Të jesh unë

Të jesh unë

Energji nga liqeni i Banjës. Kërkesë për ndërtimin e impiantit fotovoltaik mbi ujë
Lezhë/ Mjerimi dhe varfëria në familjen Osmani.
Ana e malit, nxënësit po “Braktisin” shkollat

Kur më pyesin kush je ti, unë gjithmonë ju përgjigjem: “Unë jam ëndrra e realizuar e një babai egjiptian,  i cili deshironte që femijet e tij te shkolloheshin, pasi jeta dhe shoqëria ku ai jetoj nuk ja dha mundësinë të merrte asnjë titull akademik.

Quhem Dorina Fejzullahu e diplomuar në bachelor për histori dhe gjeografi dhe në master për histori profilin mësuesi.

Risjell në kujtime çaste të cilat kanë qënë të  vështira të cilat u kthyen një sfidë e madhe  dhe një  ndër to ishte diskriminimi në shkollë fillore duke më cilësuar vajza  zeshkane por pa e ditur çdo të thoshte, më  vonë në  gjimnaz por dhe në  universitet shikoja vështrime nga mësuesit të cilat mbartnin nota racizmi, që në atë kohë nuk i emërtoja dot, por fajin ja vija “ngjyrës së lëkurës” pa e ditur se kjo ngjyrë është një kulturë. Kuptova që kisha një rrugë të gjatë  dhe jo të lehtë përpara meje që duhej të  punoja dyfish për të treguar se ngjyra e lëkurës time nuk është harta për të treguar destinacionin e arsimit tim. Studentët në  pakicë dhe me të drejta të  kufizuara  i përgjigjen, çdo sfidë gjatë gjithë  kohës, por kjo kërkon më shumë energji, ka thënë Michelle Obama.

Jam këtu sot fal  inkurajimit të prindërve të  mi të cilët donin që unë  bashkë me vëllain tim të ishim pjesë e integrimit të komunitetit egjiptian në shoqerinë shqipëtare, qoftë  edhe duke dhënë  shembullin tonë  pozitiv, i cili në shumë  raste ka ndryshuar steriotipet e krijuara për këtë  komunitet. Duke u formuar në  profilin tim në  bachelor kërkoja dicka tjetër dhe më  tepër si detyrim ndaj komunitetit tim. Qëllimi im në master ishte të  identifikoja disa element të cilët e vërtetojnë  më së miri komunitetin të  cilit unë i përkas, bazuar kjo në  rrugët e vështira në  arsimin tim, prandaj, vendosa që  këtë  punim ta titulloj: Ballkano-Egjiptianët dhe rrugëtimi i tyre.

Ky punim ka qënë  një sfidë  e madhe, bazuar në faktin që  shumë  pak dokumenta dhe informacione janë në dispizicion për komunitetin tonë, megjithëatë ashtu siç dhe një  nga profesorët e mi e tha, “ky punim është një vlerë e shtuar për komunitetin Egjiptian”.

Edhe pse kërkime të  shumta në arkivën e Tiranës  libra të  botuara për komunitetin tim më kanë  bërë  më  të vetëdijshme për origjinën,historinë,vlerat,trashëgiminë. Duke qënë  pjesëmarrëse në  një  rrjet të gjërë  organizatash më kanë ndihmuar si mjet edukues për të ndjekur problematikat e njerëzve nga afër. Organizatat janë deri diku mbështetëse për aq sa i lejohet. Për të qënë e sinqertë botëkuptimi i organizatave përcaktohet dhe nga“grupi i gjakut”, jo të gjithë bëhemi pjesë e një organizate, dhe jo te gjithë mund të japim kontributin tonë për organizata jo-fitimprurëse,  por kjo nuk do te thotë qe jo të gjithë  nuk punojmë  për të  integruar komunitetin tonë në  shoqerinë shqipëtare. Unë kam njohur persona që me qasjen e tyre kanë arritur të ndryshojnë mentalitetin e shqipëtarëve mbi minoritet me ngjyrë në Shqipëri, dhe kjo si një  iniciativë personale.

Ne të gjithë  mund jemi pregatitur për të qënë  pjesë  përbërëse e integrimit tonë, edhe pse unë në këtë  ditë të  shënuar për ne do ti bëja thirrje institucioneve shtetërore, që të  mund të mundësoj  integrimin tonë të plotë në shoqërinë shqipëtare, duke filluar që nga punësimi, arsimimi pa dallim, dhe mbi të gjithë trajtimin në bazë të aftësive tona dhe jo në bazë të  ngjyrës së lëkurës. Sepse unë isha një viktimë e shoqerisë, që  e  “ mundi botën”, por ka shumë  vajza dhe gra, djemë dhe burra të cilët diskriminimi i ka zhytur në mjerim, dhe i ka lënë  viktima të racizmit.

Le te jetë cdo ditë e vitit, një 24 Qershor, kur ne trajtohemi pozitivisht nga mediat, nga organizatat, nga institucionet shtetërore, sepse kështu integrimi nuk do te jetë një rrugë e vështirë.

nga Dorina Fejzullahu

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0