Të jesh i  papunë apo të punosh për tu shfrytëzuar?

Të jesh i papunë apo të punosh për tu shfrytëzuar?

Zyrat e punës shprehen se, fasonet janë hapi për zhvillimin ekonomik dhe punësimin në vend , por siç duket e kundërta ndodh. Disa ditë më parë, një ra

Shkozë, përveç shembjes së banesave edhe 5 milion lekë gjobë për qytetarët
80 vjeçari që zgjodhi shtëpinë e të moshuarve…
Tatimet kërkojnë taksën e qirave, çdo shtëpi në bregdet, 15% detyrim për të ardhurat…

Zyrat e punës shprehen se, fasonet janë hapi për zhvillimin ekonomik dhe punësimin në vend , por siç duket e kundërta ndodh. Disa ditë më parë, një rast i transmetuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” tregonte që një firmë fasonerie nuk i paguante asnjë ditë siguracioni 155 punëtorëve të saj. Prej 5 muajsh kjo kompani ushtron aktivitetin e saj, dhe punëtorët nuk ishin aspak të kënaqur me pagën dhe siguracionet. Në video ata shprehen se normat e vëna nga kompania janë shumë të larta, gati të paarritshme dhe kjo jo pa qëllim. Ato shprehen se gjatë 8  orarëshit arrijnë të paguhen me 200-300 lekë në ditë. Para të pamjaftueshme për të përballuar jetesën, pa lënë pas lodhjen e 8 orëvë të shpërblyera me qindarka. Vlen të theksohet se përveç pagës të ulët gjatë këtyre 5 muajve nuk u është paguar asnjë ditë siguracion punëtorëve. Kjo është dhe arsyeja që shumica e të papunëve refuzojnë të punësohen në këto firma pasi nuk e durojnë shfrytëzimin që i bëhet nga punëdhënësi. Shpesh refuzimi sjell dhe mos përfitimin e ndihmës ekonomike, duke u arsyetuar që nuk pranojnë të punësohen.

COMMENTS

WORDPRESS: 0