Të gjithë, të gjithë, zgjohen, hanë, pinë, flenë, mbushin skedina, shohin Realin dhe bëjnë dashuri. Dashuri me vdekjen..

Të gjithë, të gjithë, zgjohen, hanë, pinë, flenë, mbushin skedina, shohin Realin dhe bëjnë dashuri. Dashuri me vdekjen..

Qëkur "Top Ch" bëri  emisionin e famshëm nja dy javë më parë për inceneratorin e plehrave të Elbasanit, qytetit i ka rënë një tis i ndritshëm rela

Jeni të mërzitur nga puna juaj? Shihni këto foto…
Kushte të mjerueshme në tregun e fruta-perimeve.
Shfaqen zambakët e ujit në liqenin e Belshit

Qëkur “Top Ch” bëri  emisionin e famshëm nja dy javë më parë për inceneratorin e plehrave të Elbasanit, qytetit i ka rënë një tis i ndritshëm relaksi, njëlloj si në ditët pas Kongreseve të fundit të PPSH-së, kur përcillej jehona e tyre.

Gazetarja e mjaltit, rakisë bio dhe e rrushit, i tha opinionit gjithëshqiptar, që investimi miliona “uhuhuu” euro i fabrikës për këtë qëllim, ka shtuar shumë-shumë dukshëm sipërfaqen e gjelbër baritore të zonës, duke provokuar bile ndjeshëm ambiciet e biznesmenëve të rinj (edhe këto në rritje) për të investuar në blegtori dhe tufat e gjedhit, rretherrotull ish Metalurgjikut.

E që nga ajo ditë, buzëqeshjet e banorëve vendas janë bërë më të qashtra e më të guximshme.

Tymrat e shumtë që bëjnë vrraga mbi makinat e sapodala nga lavazhi, kanë filluar të quhen “kohë e keqe”.

Kurse era e fortë e squfurit që davaritet në hapësirë derisa fle në mushkëritë e njerëzve, quhet “kushedi s’e ç’është?”..

Të gjithë, të gjithë, zgjohen, hanë, pinë, flenë, mbushin skedina, shohin Realin dhe bëjnë dashuri. Dashuri me vdekjen..

P. ZEKTHI

COMMENTS

WORDPRESS: 0