Të gjithë duan të ikin, por çfarë ndodh më pas?

Të gjithë duan të ikin, por çfarë ndodh më pas?

Të gjithë e kanë vëmendjen te largimet në masë të shumë personave nga vendet e tyre. Numri i tyre vazhdon të jetë i lartë, pavarësisht thirrjeve që zy

Zyrtarët saudit arrestojnë 11 princat pasi protestuan në një pallat mbretëror mbi masat shtrënguese duke përfshirë edhe detyrimin për të paguar faturat e tyre të shërbimeve.
1 Qershori: Lumturia mbetet buzëqeshja e stampuar në buzët e një fëmije.
Kosovë, taksa 100% jep efekte pozitive te produktet vendase

Të gjithë e kanë vëmendjen te largimet në masë të shumë personave nga vendet e tyre. Numri i tyre vazhdon të jetë i lartë, pavarësisht thirrjeve që zyrtarët po bëjnë për të mos u larguar. Por askush nuk e mendon se çfarë ndodh më ta pasi kalojnë kufirin.

Ikin për një jetë më të mirë, për t’i siguruar një të ardhme familjeve të tyre, por sa ia dalin? Ajo çfarë të kap syri sapo hyn në një kamp refugjatësh janë vetëm sy të dëshpëruar, njerëz që shpresa i ka humbur, fëmijë që mundohen të sigurojnë një lojë për të kaluar kohën.

Presin që të kenë një shtëpi prej betoni, por përballen më një mushama që vetëm pret shiun dhe thith gjithë dritën e diellit. Kërkojnë të kenë një tryezë për të ngrënë sëbashku të treja vaktet, ama tryeza e vetme që sërviret për ta është dyshemeja. Madje duhet të nxitojnë kur të jetë orari i ushqimit, pasi mund të mos arrijnë ta sigurojnë atë.

Në disa raste atyre u ofrohet oriz, vaj, sheqer, kripë dhe ndonjë asortiment tjetër, të cilat mund t’i gatuajnë vetë jashte çadrës.

Programet televizive nuk mund t’i ndjekin dot sepse në shtëpitë e tyre të reja nuk ka as energji elektrike dhe jo më televizor. Nuk ka ujë, ushqim, tualet apo një vend për t’u larë.

Një refugjat mund të dallohet fare lehtë në rrugë, pasi mbledh ushqim dhe rroba që njerëzit shpërndajnë me kamionë.

Për ta punësimi është shumë i vështirë, sidomos nëse është një i ri në kamp dhe ende nuk ke marrë kartën që të bën të ligjshëm për të marrë ndihmë.

Ndërsa për fëmijët edukimi është shumë i vështirë. Edhe pse thuhet se fëmijët duhet të ndjekin shkollën, në më të shumtën e rasteve shkolla e vetme për ta është fusha, ku të rriturit i tregojnë nga njohuritë e tyre.

Po nëse një person sëmuret apo ndonjë grua shtatzënë lind, si ia dalin? Ata marrin vetë rolin e këmishave të bardha. Në ketë rast duhen falenderuar të vjetrit që kanë mësuar receta bimore, sepse të shkosh në spital është thuajse e pamundur.

Praktikisht asgjë nga ato që ata kishin menduar se do të gjenin nuk është, përkundrazi shumë prej tyrë luten të kthehen pas, edhe pse kanë humbur çdo gjë.

Pyetja që i bëjnë gjithmonë vetes është, a ia vlen e gjitha kjo?

COMMENTS

WORDPRESS: 0