Të ardhurat nga taksat e drejtpërdrejta nga rrugët ishin 19 %  më të larta se shpenzimet nga fondet e brendshme në rrugë për një vit

Të ardhurat nga taksat e drejtpërdrejta nga rrugët ishin 19 % më të larta se shpenzimet nga fondet e brendshme në rrugë për një vit

Studimi i KE: Shpenzimet për rrugët janë më të ulëta se pagesat e përdoruesve Vitin e kaluar opinioni publik u përfshi në debatin se barra fiskale

Kthehen kamionë me produkte të Serbisë dhe Bosnjës
Shkurtime te ‘bluzat e bardha’, mjekët të revoltuar: Na jepni arsyet pse na larguat, ndryshe..
Raporti i FMN: Shqipëria, me ecuri më të dobët se Europa në zhvillim, investimet rishikohen me ulje

Studimi i KE: Shpenzimet për rrugët janë më të ulëta se pagesat e përdoruesve

Vitin e kaluar opinioni publik u përfshi në debatin se barra fiskale për mirëmbajtjen e rrugëve ishte e lartë, teksa qeveria po vjel taksa direkte në rrugët kombëtare, duke nisur me rrugën e Kombit dhe në plan janë dhe rrugë të tjera kombëtare.

Sipas të dhënave zyrtare nga tatimet, në vitin 2018 qytetarët paguan 19 miliardë lekë ose 159 milionë euro taksa direkte për rrugët. Nga kjo shumë 18.3 miliardë lekë ose 146 milionë euro u paguan nëpërmjet taksës së qarkullimit rrugor.

Ndërsa mbi 4 milionë euro janë paguar taksa direkte nga rruga e Kombit (arkëtimet për rrugën e Kombit janë përllogaritur nga të ardhurat vjetore që përllogarit kompania në kontratë rreth 13 milionë euro. Taksat nisi të mblidhet gjatë tremujorit të fundit 2018).
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Infrastrukturës, për të njëjtën periudhë qeveria shqiptare ka harxhuar nga fondet e brendshme buxhetore për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me rrugët rreth 123 milionë euro.

Nga kjo shumë 8.1 miliardë u përdoren për të ndërtuar rrugë, 2.1 miliardë lekë u përdoren për rikonstruksion dhe pjesa e mbetur u përdor për të mbuluar emergjencat, për sinjalistikë, siguri etj.

Siç shihet nga të dhënat zyrtare, të ardhurat nga taksat e drejtpërdrejta nga rrugët ishin 19 për qind më të larta se shpenzimet nga fondet e brendshme në rrugë.

Tatimi që paguhet për mirëmbajtjen e rrugëve nga përdoruesit e automjeteve te çmimi i karburantit kalon disa fish nevojat e mirëmbajtjes që kërkon infrastruktura rrugore.

Shqipëria ka nivelin e taksimit më të lartë në rajon për naftën, për rrjedhojë vendi ka edhe e çmimin më të lartë të produktit në tregjet e pakicës.

Së fundmi, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se në shtator qeveria pritet të hapë tenderin për të zgjedhur fituesin për zgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës dhe pas përfundimit të saj dhe rikonstruksionit të rrugës Tiranë-Plepa, autostrada me trafikun më të madh në vend do të bëhet me pagesë. Pas ndërtimit të rrugës dhe rehabilitimit të Tiranë- Plepa, ata që do e përdorin autostradën do të paguajnë me telepass, në bazë të kilometrave që do të përshkruajnë. Në lidhje me tarifën e pagesës ministrja  shtoi se nuk ka asgjë konkrete për tarifën dhe gjithçka do të vendoset pasi të shihen të gjitha ofertat.

Studimi i KE: Shpenzimet për rrugët janë më të ulëta se pagesat e përdoruesve

Kompania konsulentë thotë se “shpenzimet aktuale buxhetore për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor kombëtar janë më të ulëta se pagesat e përdoruesve të mbledhura (taksat e akcizës së karburantit, taksat e karburantit të qarkullimit) dhe se qeveria shqiptare mbledh taksa për qarkullimin më shumë se nevoja për mirëmbajtjen e rrugëve.  Koordinimi i infrastrukturës së transportit me vendet fqinje – vendet e Ballkanit Perëndimor që përbëjnë Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi, Serbinë dhe Kosovën duhet të jenë në themel të politikave të transportit në Shqipëri”.

Zhvillimi dhe modernizimi i infrastrukturës së transportit në Shqipëri ka qenë dhe mbetet një nga prioritetet kryesore të Qeverisë Shqiptare.

Qëllimi kryesor i zhvillimit të sektorit për periudhën 2015-2020 parashihet të jetë “zhvillimi i një sistemi efikas të transportit, i integruar në rajon dhe në rrjetin e BE, i cili promovon zhvillimin ekonomik dhe cilësinë e jetës së qytetarëve”.

Përkundër investimeve të rëndësishme sidomos në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, sektori i transportit ende nuk është bërë një promotor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik në Shqipëri, thuhet në studimin e sipërcituar.

Financimi në kohë dhe adekuat i investimeve të programit vjetor dhe afatmesëm mbetet problematik, vëren konsulenti. Për më tepër, cilësia e punëve publike të lidhura me transportin ende nuk është në përputhje me standardet e BE-së.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0