Taksë kufiri 10 Euro për person vetëm në aeroport

Taksë kufiri 10 Euro për person vetëm në aeroport

Tarifat e pasagjerëve bëjnë që një biletë të nisë nga 26 Euro  Çdo pasagjer që udhëton në aeroportin e Rinasit paguan një taksë kufiri me vlerë 10 eu

Kjo është loja që po krijon varësi tek fëmijët
Të rinjtë në Shqipëri me master në Call Center
Shqipëria rrezikon të mbetet pa mjekë…
Tarifat e pasagjerëve bëjnë që një biletë të nisë nga 26 Euro
 Çdo pasagjer që udhëton në aeroportin e Rinasit paguan një taksë kufiri me vlerë 10 euro, tarifë kjo e vendosur nga qeveria dhe që ende dhe sot zbatohet në aeroport.Taksa e kalimit të kufirit nuk paguhet në asnjë pikë tjetër kufitare përveç asaj të Rinasit. Në çdo biletë që paguajmë, automatikisht kompanitë e fluturimit llogaritin në çmimin e saj edhe këtë taksë.

Nga e gjithë shuma që vilet, koncesionari i Rinasit arkëton 5% të saj si agjent tatimor që e mbledh tarifën.

Gjatë vitit 2017, përmes aeroportit të Rinasit udhëtuan 2.6 milionë pasagjerë, ndërsa vetëm nga taksa e kufirit u mblodhën 11.5 milionë Euro, 575 mijë Euro nga të cilat shkuan në buxhetin e koncesionarit.

Përveç taksës së kufirit, aeroporti u vjel qytetarëve edhe tarifën e pasagjerëve prej 12.5 Eurosh për person dhe atë të sigurisë me vlerë 4 Euro për një kalim.

Të dyja këto shkojnë në buxhetin e koncesionarit, ndërsa Autoritetit të Aviacionit Civil i transferohet vetëm 1 Euro nga tarifa e sigurisë.

Në total, vetëm taksat e një pasagjeri për një kalim bën që çmimi i një bilete të nisë nga 26 Euro, pa llogaritur këtu edhe tarifat 2 deri në 3 herë më të larta se rajoni që u vihen kompanive të fluturimit.

Gjatë vitit që shkoi, kompania që operon në aeroportin e vetëm në Shqipëri arriti të arkëtojë 17.5 milionë Euro fitim neto, nga 14 milionë Euro që ishin fitimet në 2016-ën.

COMMENTS

WORDPRESS: 0