Taksat e larta mbyllje biznesesh…

Taksat e larta mbyllje biznesesh…

Rritja e taksave nga pushteti vendor ka rezultuar fatale për disa biznese të vogla në zonën e Sukthit. Viti 2018 ka nisur jo mirë për këto biznese fam

Kur humbja e jetës së njeriut trajtohet me dy standarte
Arsimi ynë është themeli i asaj që jemi.
Sa mirë do të ishte të lexonim…

Rritja e taksave nga pushteti vendor ka rezultuar fatale për disa biznese të vogla në zonën e Sukthit. Viti 2018 ka nisur jo mirë për këto biznese familjare. Përgjat 2 muajve të parë të 2018 janë mbyllur rreth 20 aktivitete. Kryesisht janë mbyllur dyqane ushqimore, dyqane veshmbathjeje dhe lokale bastesh. Tarifa e taksave dhe faturat e energjisë elektrike ishin të papërballueshme për to.

“Nuk e përballoja dot faturën e dritave mbi 100 mijë lekë në muaj, më shumë TVSH se sa konsum. Unë një dyqan të vogël ushqimore kisha. Ku i harxhoja aq lekë unë?  Na fusnin fatura afrofe. Kemi bërë ankesa por asgjë. Plus që taksat na mbytën. Taksa andej taksa këtej, nuk e di se çfarë kanë menduar ata. Unë as 5 mijë lekë nuk bëja punë në ditë. Kishte ditë që nuk shisja asgjë fare. Ku ti gjeja lekët për taksa e fatura, plus dhe furnizimi. U detyrova ta mbyllja fare. Nuk e di se si do ia dal të jetoj.”-u shpreh zj. H.Sh, banore e zonës.

Si kjo zonjë ka dhe të tjerë që kanë po të njëjta problematika. Ka dhe dyqane që janë mbyllur si rezultat i gjobave të vëna nga bashkia, si rezultat i mos dhënies së kuponit tatimor.

“1 milionë lekë më vuri gjobë bashkia. Ma mbyllën aktivitetin 1 muaj. E di ishte faji im se njëri nga punëtorët nuk i dha faturë klientit. Por ka shumë dyqane këu që nuk kanë kasë fare. Autoritetet janë në dijeni dhe nuk bëjnë asgjë. Normal kapen me ne të vegjlit.”-u shpreh për theport.al z. L.G, pronar i një dyqani ushqimor në Sukth.

Marsida Koka

COMMENTS

WORDPRESS: 0