Taksa e pronës, ja sa do paguhet sipas qyteteve

Taksa e pronës, ja sa do paguhet sipas qyteteve

Qeveria publikoi çmimet reference mbi të cilat do të llogaritet taksa e pronës për të gjitha bashkitë e vendit. Taksa, e cila hyn në fuqi nga data 1 p

Këshilli Ministrave vendos/ TVSH për bizneset e vogla.
Minimumi jetik si lëkura e Shagrenit!
102 milionë dollarë nga taksapaguesit shqiptarë, për të larguarit padrejtësisht nga puna, dyfishi i ndihmës vjetore që qeveria ka akorduar për të varfërit.

Qeveria publikoi çmimet reference mbi të cilat do të llogaritet taksa e pronës për të gjitha bashkitë e vendit. Taksa, e cila hyn në fuqi nga data 1 prill do të jetë 0.05 për qind e vlerës së pronës.  Por sa do të paguhet për një shtëpi 100 metër katrorë në qytetet kryesore të vendit?

Sipas listës së çmimeve të publikuar nga qeveria, taksa do të jetë më e lartë në Tiranë. Në zona të caktuara të kryeqytetit, çmimi referues arrin deri në 190 mijë lekë për metër katrorë. Kjo do të thotë se për një shtëpi me sipërfaqe 100 metër, taksa vjetore që paguhet është 9 500 lekë ose mbi 70 euro.

Qyteti i dytë me vlerën më të lartë të çmimeve referuese është Durrësi. Sipas listës së qeverisë në këtë qytet një metër katrorë sipërfaqe banimi vlerësohet me 67.5 mijë lekë. Rrjedhimisht për një apartament me sipërfaqe 100 metër katrorë taksa që paguhet është 3 350 lekë ose rreth 30 euro.

Lista pasohet nga një tjetër qytetet bregdetar, ai i Vlorës. Për këtë qytet çmimi referencë për një metër katrorë është përcaktuar 61.8 mijë lekë.  Rrjedhimisht për një apartament me sipërfaqe banimi 100 metër katrorë në qytetin e Vlorës taksa që do të paguhet është 3090 lekë ose 23.5 euro në vit, shkruan Taksa

Në qytetin e Tiranës taksa e pronës ka qenë 15 lekë për metër katror për një shtëpi të ndërtuar para vitit 1993, dhe 30 lekë për metër katror për një shtëpi të ndërtuar pas vitit 1993.

Kjo do të thotë se të gjitha shtëpitë që kanë një çmim reference më të lartë se 60 mijë lekë për metër katrorë do të paguajnë më shumë me taksën e re që hyn në fuqi nga data 1 prill e këtij viti

Ndërkohë për qytetet e tjera taksa ka qenë më e ulët. Për qytetet e kategorisë së tretë ajo ka qenë deri në 10 lekë për metër katrorë. Rrjedhimisht sipas formulës së re të gjitha shtëpitë që kanë një cmim reference më të lartë se 20 mijë lekë për metër katrorë do të paguajnë më shumë me taksën e re.

Përgjithësisht taksa e re e rrit barrën për shumicën e shtëpive. Në disa raste, veçanërisht për zonat e shtrenjta ajo e trefishon taksën, ndërkohë që për apartamentet e tjera do të ketë një rritje më të ulët.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0