Studimi/ Si ndikon ushqyerja me gji në zhvillimin afatgjatë njohës tek fëmijët?

Ndërkohë që  përfitimet mjekësore të ushqyerjes me  gji për të ndihmuar të sapolindurit që të luftojnë  infeksionet dhe foshnjat e lindur para koh

Misteri i Romës, një studente e pastrehë kthehet sërish të jetojë në Suedi me babanë e saj dhe dëshiron të kthehet në universitet.
Jeni të mërzitur nga puna juaj? Shihni këto foto…
SA SHPENZOJNË KOMPANITË E NJOHURA PËR MARKETING BRENDA 1 SEKONDI.

Ndërkohë që  përfitimet mjekësore të ushqyerjes me  gji për të ndihmuar të sapolindurit që të luftojnë  infeksionet dhe foshnjat e lindur para kohe që  të zhvillohen më shumë, janë të vendosura mjaft mirë, por ndikimi afatgjatë është shumë më pak.

Ndërsa nënat e reja mund të diskutojnë në atë çka ata besojnë të jenë përfitime afatgjata, një studim i ri i publikuar në revistën Pediatrics zbulon se ushqimi me gji ka pak ndikim në zhvillimin afatgjatë njohës dhe në sjellje.

Studimi u realizua me 7,478 fëmijë irlandez që nga koha që ata ishin 9 muajsh. Ata janë studiuar më pas në moshën tre vjeç dhe përsëri në moshën pesë vjeç. Në moshën  tre vjeç, prindërve te fëmijëve u kërkua që  të plotësonin pyetësorin vlerësues të fjalorit dhe aftësive të zgjidhjes së problemeve  për të vlerësuar zhvillimin njohës dhe sjelljen. Në moshën pesë vjec, të dy prindërit dhe mësuesit u pyetën për të njëjtat pyetje. Studiuesit zbuluan se ata fëmijë të cilët ishin ushqyer me gji për gjashtë muaj ose më shumë kishin shkallë më të ulëta të hiperaktivitetit dhe përmirësim të aftësive të zgjidhjes së problemeve në moshën tre vjeç, por këto dallime ishin të papërfillshme kur fëmija ishte pesë vjeç.

COMMENTS

WORDPRESS: 0