Studimi, një në 4 fëmijë ka provuar alkoolin dhe cigaren…

Studimi, një në 4 fëmijë ka provuar alkoolin dhe cigaren…

Gjetjet e pyetësorit të realizuar në shkollat 9-vjeçare me nxënës të moshave 11-15 vjeç janë reflektuar në studimin e Institutit të Shëndetit Publik p

​Komuniteti egjiptian në Shkodër s’ka as ujë të pijshëm
Këshillimi fiskal, nevoja për profesionistë dhe perfeksionistë
Mungesa e medikamentit antialergjik, shkaktoi vdekjen.

Gjetjet e pyetësorit të realizuar në shkollat 9-vjeçare me nxënës të moshave 11-15 vjeç janë reflektuar në studimin e Institutit të Shëndetit Publik për vlerësimin e sjelljeve të shëndetshme te fëmijët në moshë shkollore.

Por, megjithëse një nga pyetjet e pyetësorit që shqetësoi në masë prindërit lidhej me mënyrën sesi fëmijët kryejnë marrëdhënie seksuale, në studim një gjetje e tillë nuk ekziston.

Sipas studimit të ISHP-së për sjelljet seksuale thuhet se në vendin tonë 14% e fëmijëve 13-15 vjeç kanë kryer marrëdhënie seksuale, nga të cilët 7% kanë përdorur kondom, ndërsa 7% të tjerë nuk e njohin dhe nuk e kanë përdorur ndonjëherë.

Në studim flitet edhe për duhanin dhe alkoolin. Sipas tij, rreth 25% e fëmijëve në moshë shkollore kanë pirë duhan të paktën 1 herë në jetë.

Një tjetër fenomen që shoqëron duhanin është alkooli. Pas viteve ’90 blerja e pijeve alkoolike në vendin tonë është bërë më e lehtë. 6% e fëmijëve të kësaj grupmoshe konsumojnë birrë; 5% verë dhe 5% pije të forta me ngjyrë.

Ministria e Arsimit thotë se studimin e ka bërë Instituti i Shëndetit Publik.

Pyetjet që ngrihen janë: Cili është komisioni i etikës që e ka miratuar pyetësorin?

Cili është kërkuesi shkencor që mban përgjegjësi etike dhe juridike në këtë rast?

Po institucioni që lejoi që pyetësori të futej në shkollë?

Ministria e Arsimit hesht, kur duhet të flasë!

Hyn në fuqi ligji i ri i strehimit, nga i cili pritet të përfitojnë rreth 31 mijë të pastrehë në të gjithë territorin e vendit.

Traget grupet që përfitojnë janë familjet në nevojë, komunitetet rome dhe egjiptiane, gratë e dhunuara, jetimët, personat me aftësi të kufizuara, familjet që përjashtohen nga procesi i legalizimeve, familjet njëprindërore, familjet që dalin të pastreha nga zbatimi i vendimeve gjyqësore. Ndër risitë përfshihen aplikimi përmes sistemit elektronik online, një numër i dyfishuar programesh sociale dhe një sërë dokumentacioni që duhet plotësuar nga aplikuesit.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0