Studenti Mrishaj: Erion Veliaj kërkoi të më nxirte jashtë sepse nuk i pëlqen e vërteta

Studenti Mrishaj: Erion Veliaj kërkoi të më nxirte jashtë sepse nuk i pëlqen e vërteta

Studentët mbeten të papunë dhe pa perspektivë
Bashkia Durrës “heshtje varri” : Ja nga çfarë po helmohen studentët
Fillon viti i ri akademik 2017-2018

Studentët dhe qytetarët e ndershëm që do të luftojnë gjithmonë për të drejtat e tyre pavarsisht propagandës boshe apo formave të tjera të presionit.”

Takimi i mbyllur i kryebashkiakut të Tiranës me studentët i zhvilluar në ambjentet e zyrës së tij nuk shkoi qetë ashtu siç ai priste. Ndër studentët e tjerë në takim morën pjesë edhe 4 aktivistë të lëvizjes për Universitetin, ku i kërkuan llogari Z. Veliaj në zyrën e tij për dështimin me kartën e studentit, abonetë, konviktet dhe libraritë, pasi këto janë ato qe ju interesojnë studentëve jo propaganda boshe.

I kontaktuar nga Informim.al, Demian Mrishaj student në vitin e tretë Bachelor tregon se ai nuk mund të marë pjesë në një takim dhe të dëgjojë propagandën e Z. Veliaj por për t’i treguar që ka studentë dhe qytetarë të ndershëm që do të luftojnë gjithmonë për të drejtat e tyre.

“Ka studentë përtej Freshit që nuk mund të dëgjojnë në çdo takim mashtrimet dhe propagandën e tij dhe mbi të gjitha t’i tregoja që ka studentë të guximshëm, saqë mund të hynë në zyrën tënde edhe t’i thonë të vërtet në sy, pa u dridhur qerpiku dhe pa pasur frikë nga ushtria e budigardëve të bashkisë.” – tha ai.

Demiani tregon se në atë takim nuk ishte rastësisht, sapo kishte mësuar që kryebashkiaku po kërkonte studentë ai bashkë me 3 aktivistë të tjerë kishte hyrë pa vështirësi. “Normalisht që disa gjëra i kisha menduar paraprakisht. Disa fakte si ‘tallja me kartën e studentit, betonizimi i Tiranës dhe vrasja e Ardit Gjoklajt’, ndërsa përgjigjet e tjera ishin rjedhë e diskutimit me të. Ai po mundohej të viktimizohej e ndoshta edhe të më vinte në sedër duke më thënë që ‘kjo nuk është etike’, ‘miku im’, ‘hajde t’i gjejmë një punë ktij djalit’ etj.”

I pyetur se përse mendon se Erion Veliaj kërkoi që ta nxirnin nga takimi, pasi ai thjesht po rendiste disa fakte të cilat janë e vërteta e mijëra studentëve shqipëtarë, studenti shprehet se atij nuk i pëlqen e vërteta dhe dëshiron që në takimet e tij të jenë të pranishëm studentë që e përkrahin propagandën e tij.

“Erionit nuk i pëlqen e vërteta, prandaj dëshiroi të më nxirrte jashtë. Unë dola vetëm kur e pashë të arsyeshme. Me mua dolën edhe tre aktivistet e tjera kështu që takimi i tij propagandistik edhe mundet të ketë dështuar. Gjithsesi unë ia thashë aty edhe po e ripërsëris: nëse vërtetë e shqetësojnë hallet e studentëve dhe nëse karta e studentit funksioni, përse nuk i bën këto takime të hapura dhe përse nuk e bëri prezantimin e kartës së studentit në çdo Fakultet të Tiranës. Sigurisht që ka frikë, jo nga unë, por nga mijëra studentë që kanë të njëjtin mendim si unë. Ai e di mirë situatën prandaj flet vetëm përballë Freshistave.” – theksoi më tej studenti.

Karta e Studentit është një temë e cila diskutohet gjerësisht pasi sipas studentëve uljet që përfitojnë nëpërmjet saj nuk u përkasin nevojave e shërbimeve bazë për të cilat kanë nevojë. Demiani shprehet se nuk ka mundur ta përdorë kartën e studentit edhe pse do të kishte dashur t’a përdorte për shërbimet bazë. “E për çfarë ta përdor!? Për të rregulluar makinën te serviset e makinave!? Apo për të blerë bukë peshku!?

Karta të ofron ulje të pandjeshme nëpër spitale private, optika, farmaci dhe klinika dentare, e nëse këto janë të nevojshme atëherë pse kryetari i Erionit, Edi Rama, na shet mend se e ka bërë shëndetësinë falas dhe e ka përmirësuar ndjeshëm atë !? Kush është ai student që do të zgjidhte spitalet private, përballë atyre shtetërore kur këto të fundit të jenë falas dhe me kushte si nëpër filma.”- vazhdoi ai.

Ai vazhdon më tej duke thënë se, së pari është student dhe pastaj aktivist dhe që do të ketë gjithomë guxim për të drejtën. Edhe nëse ndodh që të penalizohet nga kjo situatë nuk e frikëson aspak.” Jam shumë i bindur në këtë që kam bërë. Jam në rrugë të drejtë dhe të ndershme. Nuk do i kërkoj askujt llogari se pse më nxori nga zyrat luksoze, do t’i kërkoj llogari për kartën e studentit, për betoizimin e Tiranës edhe për vrasjen e një të mituri në landfillin që administrohej nga Bashkia dhe kryetari i Bashkisë.”

Gjithashtu të rinjtë e lëvizjes “për Universitetin” në faqen zyrtare në faccebok kanë shpërndarë videon nga takimi (për t’a parë atë të plotë klikoni këtu)

COMMENTS

WORDPRESS: 0