Sot nisën aplikimet në kërkim të ëndrës Amerikane…

Sot nisën aplikimet në kërkim të ëndrës Amerikane…

Shumë shqiptarë për çdo vit kanë plotësuar Lotarinë Amerikane, ku përmes saj, synojnë të udhëtojnë drejt tokës së premtuar për një jetë më të mirë dhe

Ndalohet nga policia sepse gërmonte në kazanin e plehrave
Ekspertja e OKB-së bën thirrje për veprim urgjent mbi ruajtjen e progresit për mbrojtjen e të drejtave të pakicave.
​Llogaritë bankare të politikanëve ndryshojnë çdo vit, por lagja ime rri njësoj

Shumë shqiptarë për çdo vit kanë plotësuar Lotarinë Amerikane, ku përmes saj, synojnë të udhëtojnë drejt tokës së premtuar për një jetë më të mirë dhe në kërkim të mundësive të reja.

Sot është dita kur Lotaria Amerikane do të nisë aplikimet, ndërsa 3 tetori ishte njoftuar edhe ditë më parë nga ambasada amerikanë në Tiranë përmes llogarisë zyrtare në rrjetet sociale.

Fillimi i aplikimeve do të nisë të mërkurën në orën 18:00, ndërsa në dispozicion deri në afatin përfundimtar janë 33 ditë. Procesi mbyllës i Lotarisë Amerikanë është përcaktuar data 6 nëntor në orën 18:00.

Sakaq, ambasada sqaron se të gjithë ata që duan të aplikojnë për Lotarinë Amerikane duhet të jenë shumë të kujdesshëm në plotesimin e formularit me të gjitha të dhënat që kërkohen.

COMMENTS

WORDPRESS: 0