Sot është fundjavë. Do lexojmë apo do shkojmë për kafe?

Sot është fundjavë. Do lexojmë apo do shkojmë për kafe?

  Nga: Pranvera Berati Të rinj! Bar Kafe! Kafe! Wireless! Foto! Instagram! Facebook! Biblioteka plot me libra! Salla e leximit bosh! Libra

Deklarate Publike / Shoqëria civile deklaratë për projekt vëndimin e Bashkisë Tiranë ku sot do të miratojë disa taksa për shtresat në nevojë…
ME NJË KËMBË NUK I JAPIN KEMPIN
Në 800 gazetarë të pyetur 17% e të cilëve nuk kanë kontratë pune, 31% në mediat jashtë Tirane dhe 9% e tyre kanë vonesa në marrjen e pagës.

 

Nga: Pranvera Berati

Të rinj! Bar Kafe! Kafe! Wireless! Foto! Instagram! Facebook!
Biblioteka plot me libra! Salla e leximit bosh! Librat janë “zhytur në pluhur”, e askush nuk denjon t’i shfletojë.Të rinjtë e kanë më të lehtë të shfletojnë inboksin , njoftimet në WhatsApp, apo të shohin storyt në Insta, sesa të shfletojnë një faqe libër.
E kanë më të thjeshtë të lexojnë përmbledhjet e librave në internet, sipas tyre “lexuesit dixhitalë” duke harruar magjinë apo emocionet që të fal libri.
Kemi “target grupe lexuesish” të ndryshëm. Nisim nga ata “ shfrytëzuesit”( reklamuesit e rrjeteve sociale), që “shfrytëzojnë” librin me pamjen nga deti thjesht për 1 like në rrjetet sociale.
ata që e shohin kopertinën e librit një herë në vit(në Panair), ata të cilët kujtohen se ekziston libri, vetëm atë ditë. Nuk kërkojnë sugjerime për autorët/ , por nisen nga një kopertinë e një çifti të dashuruarish për ta bërë pjesë të bibliotekës së tyre. Duhet të mbani mend diçka :Nuk ka libër të shëmtuar, por mënyrë të shëmtuar të të lexuarit.
Më pas vazhdojmë me lexuesit e detyrueshëm( maturantët, studentët ), ata të cilët të dëshpëruar nxjerrin atë listën e librave që duhet të lexojnë për të kaluar klasën , apo për të përvetësuar lëndën. E s’mund të harrojmë Ata.
Ata që shpenzojnë para për kafe e party, por nuk shpenzojnë kohë në bibliotekë, pasi e shohim librin si “mjet” mërzie , e kurrsesi si urën lidhëse të komunikimit dhe ndërveprimit. E çuditshme, e pranueshme apo jo, të rinjtë e sotëm entuziazmohen më shumë nga një party në fundjavë sesa nga leximi i një libri.
Mos ndoshta “urretja” e librit lind që në moshë të hershme? Mos ndoshta janë prindërit , ata që ndikojnë në marrëdhënien tonë me librin? Fatkeqësisht shumë prindër nuk i orientojnë fëmijët e tyre drejt botës së librit.Nëse fëmija i tyre nis e qan, ata e kanë zgjidhjen. Një aparat smart.Nuk mendoni prindër të dashur të përdorni një metodë më frytdhënëse se sa nje apart smart? Lexojini një libër. Mësojini ta dashurojë librin dhe të krijojë marrëdhënie të ngushtë me të. Një fëmijë që lexon, do të jetë një i rritur që mendon.
Sot është fundjavë. Do lexojme apo do shkojmë për kafe?
Ky është momenti më i mirë për të kthyer një faqe të re : të heqim dorë nga kafja dhe të shfletojmë një faqe libër. Më besoni do të dilni më të fituar. Do të kurseni para dhe do të fitoni “Kapital” .
Unë e vendosa. Do lexoj librin tim të radhës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0