Sokrat i vuajtur apo …

Sokrat i vuajtur apo …

Një zgjedhje me dy alternativa, të jetosh në vuajtje por me mençuri apo si një derr i kënaqur. Një dilem e madhe që disa zgjedhin e të tjerë gjende

Alarm: 120 familje në Vaun e Dejës jetojnë në baraka me etern(lëndë kancerogjene)
​Një njeri për “kurban”, Zot mëshirë!
Shtylla e tensionit dhe shkolla…

Një zgjedhje me dy alternativa, të jetosh në vuajtje por me mençuri apo si një derr i kënaqur.

Një dilem e madhe që disa zgjedhin e të tjerë gjenden në njërën anë si pa e kuptuar. Dikush jeton i varfër e dikush i pasur, dikush i lumtur e dikush i trishtuar. Disa pranojnë vuajtjet kurse të tjerë ulen e përkulen aq sa gënjeshtrën e bëjnë të vërtetë dhe baltën ta kthejnë në mjaltë. Këta persona i tremben sokratit plot vuajtje e i gëzohen jetës së mirë si derr i pasur, i tremben atij njeriu i cili nuk hoqi dorë kurrë nga morali dhe parimet e tij njerëzore, por i qëndroi me bindje të vërtetës deri në fund. Të gjithë flasim e deklarojmë se mbajmë anën e sokratit por harrojm që shpesh zgjedhim të sillemi si derra të kënaqur. E zgjedhim atëherë kur kemi zili , kur sillemi e flasim keq, të tjerë e kur lakmia na shtohet çdo ditë e më shumë. Brenda nesh qëndron një sokrat dhe një derr çështja qëndron në atë që zgjedhim në për të qenë. Do të jesh një njeri që edhe mbas vdekjes do ti ruante vlerat e tij apo një ziliqar e lakmitar i pa anë. Thuajse çdo ditë shoh njerëz që te gënjejn në sy, miq që flasin mbrapa krahëve, miq që s’të japin një dorë për të të mbështetur në ditë të vështira. Të tillë njerëz jetojn për të kënaqur vetveten. Nuk di nëse kemi një jetë tjetër, por di që kjo jetë na mjafton për të bërë vepra të mira dhe zgjedhje të duhura. Në këtë botë ka lumturi e cila qëndron në buzqeshjen e një femijë, cicërimën e një zogu pasi e ke ushqyer. Qëndron në bërjën e veprave të mira ku mbas një ditë të lodhshme shtrihesh për të fjetur me një ndërgjegje të pastër. Për të gjithë ata lakmitar të pasurisë dua tu them se pasuria më e madhe jemi ne për të dashurit tanë dhe ata për ne. Një nënë që ka humbur fëmijën e saj më ka thënë se nuk i duhej më pasuria, por vetëm kishte atë pranë. Në këtë jetë nuk ka kohë as për ligësi, egoizëm, mashtrime apo luftë për pasuri. Minutat duhen mbushur me gjëra pozitive, koha mund të ta varfërojë xhepin por kurrë shpirtin. Prandaj bëhu një njeri që të gjithë do ta merrnin shembull, lëri veprat e tua të flasin dhe derrat të plasin nga kënaqësia e tyre e mbushur me hidhëtirë.

Algerta TAFANI

COMMENTS

WORDPRESS: 0