Skandali në QSUT, zbulohet cfarë heqin talasemikët në spital për një qese gjaku

  Emisioni investigativ “BOOM” në Rtv Ora News solli shqetësimin e një pacienteje që vuan  nga talasemia, e cila denoncon kushtet në të ci

Shijak/ Apel banorët-Rrezikojmë të mbetemi në mes të katër rrugëve…
Familja Huli në kushte ekstreme: ” Urinë e shuajnë me ujë”
Vështirësitë e një pensionisteje: Ja si është jeta e pensionistes 64-vjeçare

 

Rezultate imazhesh për talasemike

Emisioni investigativ “BOOM” në Rtv Ora News solli shqetësimin e një pacienteje që vuan  nga talasemia, e cila denoncon kushtet në të cilat realizohet procesi i transfuzionit të gjakut në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza për këta të sëmurë.

Të sëmurët në QSUT me talasemi duhet ta marrin gjakun ulur për shkak të hapësirës së ngushtë që kanë në dispozicion.

Të sëmurë me talasemi në Shqipëri ka rreth 800 persona.

Denoncuesja: Ato ambjente janë shumë të papërshtatshme për të marrë transfuzionin pacientet me talasemi.Konkretisht aty ndodhen tre dhoma shumë të vogla në të cilat 5 pacientë me talasemi, ka pas raste edhe më shumë se kaq, duhet të kryejnë transfuzionet. Është një rr.ezik shumë i madh, sepse ndërkohë që 5 pacientë mund të marrin transfuzion aty sistemet janë shumë të vështira dhe mund të ndodh që të ngatërrohen, mund të ndodh një gabim që mund të jetë fatal.

Kur janë shumë pacientë, do të thotë që janë shumë qese dhe po aq sisteme(aget dhe tubat ku kalon gjaku).Aty bëhet një rrjet merimangash. Ajo që të bën përshtypje është fakti se teksa figura të larta të politikës, të cilët janë shëndoshë e mirë, kur dhurojnë gjak rrinë shtrirë, të sëmurët me talasemi duhet ta marrin gjakun ulur për shkak të hapsirës së ngushtë që kanë në dispozicion. Duhet të qëndrojmë shtrirë po ambjentet nuk na lejojmë, ne qëndrojmë ulur për shkak të kushteve, për minimumi 2 orë.

Edhe pse janë pacientë të rritur këta ndiqën nga mjekë pediatër onkohematologë. Gjithashtu denoncuesja thotë se shpesh mjekët ikin dhe planifikimet për datën kur do e marrin gjakun herën tjetër, nuk e bën mjekja siç duhet të ndodhë, por infermierja. Pjesën më të madhe të kohës aty është vetëm një mjeke me ne, shumë rrallë ndodh të jenë të dyja .Ato janë 6 orarësh, dmth.8 me 2 , por ka raste që ne na vonohet gjaku. Nëse ne e nisim në 12 ne nuk mbarojmë dot në orën 2 dhe ka pas raste që mjekët dhe infermieret janë larguar pasi kanë mbaruar orarin dhe ne jemi çuar në një pavion aty pranë, dhe jemi ndjerë të pasigurtë për jetën, pasi aty mund të ndodh një reaksion, mund të ndodh gjithçka dhe unë nuk di nëse atje ku shkojmë ato janë të afta ta normalizojnë situatën nëse kjo ndodh.Shkojmë me qesen e gjakut me vete, ulemi atje dhe e përfundojmë atje gjakun, jo në pavionin tonë.Mjekët dhe infermierët largohen pa përfunduar transfuzioni jonë.

Qytetarja: Nuk vemë në pavion do rrimë këtu.

Infermierja: Kush thotë, me kë do rrish këtu?Kush do ta shoh ty gjakun?

Qytetarja:Teta Kizi.

Infermierja:Teta Kizi 8 me 2 e ka orarin.Unë jam një shërbim me pavionin e gjakut. Nuk pres dy qese se e lë punën në 2.Kam familje, kam punë.Pa asnjë lloj meraku, unë mbaj përgjegjësi për gjithçka.Ora 2 unë kam mbaruar përgjegjësinë time ama nuk po të lë këtu, por po të çoj në pavion.E ke fare pa merak, plus që çdo gjë që të kesh , më bëj vetëm një zile.

Denoncuesja: Doja të prekja dhe diçka, mjekët ka ndodhur shumë herë që janë larguar edhe para orës 2, kur ne kemi mbaruar marrjen e gjakut, kemi marrë vesh nga infermieret që janë larguar dhe datën e transfuzionit ose planifikimin e rradhës na e kanë caktuar infermieret.

Gjatë vitit 2018 doli një listë e re e barnave të rimbursueshme, ku këtyre të sëmurëve ju hoq nga lista bari i certifikuar dhe ju zëvendësua me një ilaç më të lirë, dhe të pacertifikuar.

Denoncuesja thotë se për shkak të pasigurisë i janë rikthyer përdorimit të një ilaçi që e kanë marrë shumë vite më parë, përmes një metode shumë të dhimbshme, një gjilpëre që mbahet gjithë natën në bark.

Gjatë vitit 2018 doli një listë e re e barnave të rimbursueshme, ku këtyre të sëmurëve ju hoq nga lista bari i certifikuar dhe ju zëvendësua me një ilaç më të lirë, dhe të pacertifikuar.

Denoncuesja: Ne pacientët me talasemi kemi një mbingarkesë shumë të madhe hekuri në trup, kjo prej transfuzioneve. Deri dje jemi trajtuar me një medikament, ekxhade, prodhim i nowardis, i certifikuar.Ne na i kanë hequr këtë medikament në qershor të vitit të kaluar dhe na kanë futur një medikament tjetër që quhet fesor dhe nëse e kërkojmë dhe tani në google ai nuk ekziston dhe unë nuk e di nga vjen dhe sa i sigurtë është për mua që ta pi.

Shumë vite më parë në kemi marrë një ilaç tjetër, që është me ampula me shishe dhe merret me anë të një aparati të vogël me shiringë me age.Ne e vendosim atë në bark dhe e marrim për gjithë natën, sepse është një medikament që duhet të merret shumë ngadalë. Shumë vite më parë kur ishim të vegjël e kemi përdorur këtë derisa doli mendikamenti kokërr.Ndërkohë që unë jam rikthyer përsëri tek ai sepse nuk kisha siguri për medikamnetin që është sot në përdorim.Kam dëgjuar se ne takohemi çdo herë transfuzioni, më kanë thënë që kanë ndjerë shqetësime, dhimbje barku të v.jella dhe janë të shqetësuar.

Problemi më i madh i këtyre të sëmurëve është moszbatimi prej vitesh i protokollit të kësaj sëmundjeje, ku provat mjafton të shfletosh kartelën e një të sëmuri për t`i parë.

Në kopjen e kartelës për një nga këta të sëmurë  , shihen data konsultash të parealizuara, shënime për analiza që nuk bëhen.

Madje më i rëndë është fakti se disa nga shënimet e kartelave janë fiktive, ku asnjë nga të sëmurët nuk i ka kryer këto kontrolle, sipas këtyre të fundit.

Në lidhje me këtë, flet   edhe kryetari i Shoqatës së Talasemikëve të Shqipërisë, Musa Zenelaj.

Ai flet dhe për pasojat që ka sjellë moszbatimi i këtij protokolli në vite.

Musa Zenelaj: Protokoll mjekësor ka të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë në 2005 .Mbi 60% nuk zbatohet .Protokolli parashikon por që nuk bëhen, kontroll zemre, mëlçie, shpretke, i kockave.Protokolli ka analiza mujore, 3 mujore dhe vjetore.Duhen një herë në vit të bëhen analizat e gjakut në drejtim të infeksioneve.

Këtu tek ne nuk janë bërë as për 10 vjet, as për 15 vjet.Nëse do zbatohej protokolli mjekësor një herë në vit që thamë për gjakun, do evidentoheshin rastet dhe do merreshin masa dhe nga qendra kombëtare e gjakut, nga është marrë ky infeksion dhe do fillontë të frenohej.

Meqenëse këta me papërgjegjshmëri thoshin ne ja bëjmë, ne u detyruam dhe kërkuam ndihmën e Federatës Botërore të Talasemisë , dërgoi mjekët në Shqipëri, mori m.ostrat e gjakut për 280 pacientë dhe pas disa muajsh erdhi përgjigjja t.ronditëse, 55 me hepatit C, 5 me H.IV dhe 10 me h.epatit B. Askush nuk e mori vesh që këtë hepatitin e kanë marrë para 10 vjetësh, para 5 vjetësh pasi si kishin bërë asnjë analizë, askush nuk mbajti përgjegjësi dhe fatkeqësisht po e them sot ka një pjesë nga ato që nuk jetojnë.

Në kartelë nesë ti shkon te mjeku i zemrës dhe del përgjigja e ekos, ekoja jote duhet të jetë në dosje, jo shënime që e bëni. Ku janë letrat që janë bo.

Stafit të ri që erdhi në Ministri pas dy javësh, zv.ministres i çova protokollin e miratuar nga Ministria e Shëndetësisë. I çova dhe urdhrat e Ministrit që nuk e zbatojnë protokollin.Si rezultat që i k.ërcënova, që nëqoftëse nuk mblidhet komitetit kombëtar i strategjisë së gjakut do ju çoj në Prokurori, një ditë të bukur këtë gjysh që s`ka karrierë, që është më i vjetri nga komiteti kombëtar i strategjisë së gjakut, e hoqën.

 

 

 

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0