Skandal: Drejtoresha e qendrës spitalore abuzon me detyrën.

Skandal: Drejtoresha e qendrës spitalore abuzon me detyrën.

Drejtoresha e qendrës shëndetësore të Velçanit, abuzon me detyrën duke plotësuar regjistrin me vizita fiktive të depistimit të kancerit të gjirit.

Ndryshon sërish testi teorik i lejeve të drejtimit në Shqipëri, rregullat e reja
Shqipëria, më e shtrenjta në rajon për çmimet e ushqimeve
“Tezes i vjen Era nënë “, çfarë fshihet pas lidhjes magjike me nipërit dhe mbesat.

Drejtoresha e qendrës shëndetësore të Velçanit, abuzon me detyrën duke plotësuar regjistrin me vizita fiktive të depistimit të kancerit të gjirit.

Sava Mokrëri, drejtoresha e qendrës së Vleçanit akuzohet nga infermierët e ambulancës Buzahisht, që u bën presion me ditën apo vendin e punës nëse e kundërshtojnë apo refuzojnë të plotësojnë kërkesat e saj.

Infermierët e ambulancës në Buzahisht, Velçan u ankuan pranë Fiks Fare për drejtoreshën njëkohësisht edhe doktoreshën e tyre. Dëfrim Cela, njëri nga infermierët e kësaj ambulance tregon se doktoresha shkon aty vetëm kur do t’i vendos masa për mos bindje dhe se ju drejtuan Fiksit, pasi nuk kanë marrë asnjë zgjidhje. Ai thotë që ajo detyron infermieren që të plotësojë regjistrat në datën që doktoresha duhet të ishte e pranishme në qendër.

Ai na tregon regjistrat me datat kur është bërë depistimi, por që doktoresha nuk ka qenë e pranishme dhe banorët nuk kanë dijeni që janë vizituar. Pra janë vizita fiktive. Ndërsa vet infermierja e cila i ka plotësuar këto regjistra thotë që ka frikë të japë këtë dëshmi, pasi ka dy fëmijë dhe kërcënohet nga drejtoresha me largim nga puna. Banorët rrëfejnë se nuk janë depistusr për kancerin e gjirit , si dhe deklarojnë se nuk janë depistuar asnjëherë nga doktoresha. Jo vetëm për kancerin e gjirit, por kanë vite që ajo nuk vjen në qendër sipas tyre. Madje në emrat e regjistrit janë ende dy nuse të fshatit që janë larguar prej vitesh drejt Italisë dhe Greqisë.  Qendra shëndetësore e Velçanit përfshin 7 fshatra të vegjël që shtrihen në një terren të vështirë dhe lëvizja kryesisht bëhet në këmbë. Banorët ecin me orë të tëra për të shkuar nga fshati në qendër. Ata pretendojnë që jo vetëm janë harruar nga shteti, por tani do të dënohen edhe duke ua hequr infermierin e fshatit. Kjo sepse infermieri nuk i përgjigjet kërkesave të mjekes që nuk vjen kurrë dhe nuk u përgjigjet atyre. Fiksi intervistoi edhe drejtoreshën e qendrës Velçan, Sara Mokrëri, e cila mohoi çdo akuzë të ngritur ndaj saj nga infermierët apo banorët. Ajo pretendoi se zona është shumë e vështirë dhe nuk e përballon dot. Edhe pse kjo zonë ka më pak se 2600 banorë, sipas saj terreni e bën shumë të vështirë prezencën e saj në të shtatë fshatrat. Pyetjes se kur kishte qenë herën e fundit në qendrën shëndetësore në Buzahisht, Mokrëri nuk pranoi të përgjigjej. Fiksi ishte në ambulancën e Buzahishtit ditën që u bë ballafaqimi mes palëve. Sipas drejtoresësh së Shëndetit Parësor në Pogradec, Elona katiraj ,pas verifikimit ishte parë që kishte kartela të plotësuara nga infermierja dhe se mjekja nuk kishte qenë e pranishme. Por sipas saj u takonte atyre të dyjavë të përgjigjeshin për këtë.

Infermierët dhe doktoresha vazhduan të akuzonin njëri- tjetrin për parregullsitë në regjistër. Mjekja nuk pranoi të jepte një datë kur ajo kishte bërë vizita për herë të fundit në këtë ambulancë. Ajo u largua në mënyre demostative nga intervista duke akuzuar për njëanshmëri.
Regjistri sipas saj është i shtuar dhe nuk ka dijeni.

Sipas infermierit, mjekja i ka detyruar të deklarojnë vizita fiktive në datat që ajo ka deklaruar pranë fondit, nëpërmjet një kodi të mjekut. E gjitha kjo për t’iu quajtur dita e punës edhe pse nuk është paraqitur dhe në fund vit vlerësohet për punën e bërë.

Pas debatit dhe sjelljes jo të hijshme të mjekes dhe pasi u njoh edhe me akuzat, emrat fiktiv dhe parregullsitë në këtë qendër, drejtoresha e parësorit Pogradec tha “Në bashkëpunim me Fondin e Sigurimeve, nga ku varet ky personel , ne do të bëjmë verifikimet në bazë të kodit të mjekut.

COMMENTS

WORDPRESS: 0