Skamje e plotë: 9 anëtarë ushqehen me 5500 lekë të një pensioni minimal

  Të jetosh çdo ditë me shpresën se nesër do të mund të ushqehesh më mirë,  është sfida që përballet  Familja Kanani nga Fushë Peshtani në Poliçan. A

Elbasan/ Banorët e Fushës së Dumresë ankohen për çmimet e ulta të duhanit dhe se firma ka dy vite që nuk ka kryer pagesa
Mungesa e sinjalistikës në rrugë, rrezik për nxënësit
E papunë, pa djalin dhe pa ndihmë ekonomike.

 Image result for skamje e plote

Të jetosh çdo ditë me shpresën se nesër do të mund të ushqehesh më mirë,  është sfida që përballet  Familja Kanani nga Fushë Peshtani në Poliçan. Ata  jetojnë në skamje të plotë. 9 anëtarë të kësaj familjeje jetojnë në një dhome dhe ushqehen me vetëm një pension prej 55 mije lekesh të nënë Vaidesë. Kryefamiljari Ymer Kanani thotë se mbledh kanaçe dhe me ato pak qe mbledh nga shitja e tyre mbajnë frymën gjallë. Fëmijët i çojnë në shkollë po nuk kanë  mundësi t’i ushqejnë e ti veshin si gjithë bashkëmoshatarët e tyre.

Nënë Vaideja merr një pension minimal dhe me atë mundohet të ushqejë nipërit e mbesat, ndërkohë që paratë si dalin as per ilaçe. Ajo bën apel për ndihmë.

Edhe pse shpesh kanë trokitur në dyert e institucioneve për të gjetur pune e përkrahje, askush nuk i ka dëgjuar kërkesat e tyre.

COMMENTS

WORDPRESS: 0