Skamje dhe mjerim deri në palcë: Ja apeli i familjes nga Durrësi

Skamje dhe mjerim deri në palcë: Ja apeli i familjes nga Durrësi

Skamja dhe mjerimi e ka prekur deri në palcë familjen Kadia nga fshati Shkafanë i komunës së Ishmit. Kjo familje jeton në një shtëpi tërësisht të r

Çështja e punësimit në Elbasan vazhdon të mbetet një nga fenomenet më shqetësuese të banorëve të këtij qyteti.
Pse nuk jemi të gjithë njësoj?
Kur sëmundja dhe varfëria bëhen një!

Skamja dhe mjerimi e ka prekur deri në palcë familjen Kadia nga fshati Shkafanë i komunës së Ishmit.

Kjo familje jeton në një shtëpi tërësisht të rrënuar, e si të mos mjaftonte kjo gjendja shëndetësore e pjesëtarëve të familjes ju a  ka vështirësuar më tepër jetesën. Ata bëjnë apel për ndihmë pasi vetë nuk kanë asnjë mundësi.

Mjerimi dhe skamja është ulur këmbëkryq në familjen e Sabri dhe Dallandyshe Kadisë në fshatin Shkafanë të komunës së Ishmit në rrethin e Durrësit.

Çdo ditë 8 anëtarët e kësaj familje përballen me kushtet e rënda ekonomike dhe sociale. Shtëpia në të cilën, ata jetojnë nuk i plotëson bazat themelore për një jetë normale. Ajo është plotësisht e amortizuar. Në të katër anët e saj muret janë të çara, tavanet janë të rrëzuara, çatia e shkatërruar. Shiu dhe i ftohti futet brenda pa asnjë pengesë.

E zonja e shtëpisë shprehet se çdo natë flenë me frikën e madhe se banesa mund të shembet e t’i zëre brenda. Ndërsa e vetmja mundësi për ta janë të ardhurat e vogla që nxjerrin nga baçja, por dhe ato janë të pamjaftueshme, ku shpesh herë detyrohen të shtrihen me barkun bosh.

Tërmeti ma ka bërë kështu. Herë me bukë herë pa bukë, me zor mundemi për të  jetuar. Herë mbush barkun herë pa mbushur barkun me gjithë fëmijë. I bëj apel shtetit të më ndihmoje se po na rrezikohet jeta.” thotë kryefamiljarja Dallandyshe Kadia.

Problemet e kësaj familjeje rriten edhe më shumë nga gjendja jo e mirë shëndetësore në të cilën përballen pjesëtarët e saj.

“Burrin e kam të sëmurë më kanë dhënë letra për pension. Djalit më patën thënë për ti bërë duart operim se ka problem,  por  kushtonte 14 milion lek. Edhe vetë jam e sëmurë me migrenë nuk kam mundësi për  t’u vizituar,  shkoj e rrëzohem në tokat e huaja sepse shkoj të punoj për të nxjerrur diçka më tepër. Kam kërkuar ndihmë por asgjë.” thotë më pas ajo.

Ata i bëjnë apel kujtdo që ka mundësi të verë dorën ne zemër e ti ndihmojë, pasi vetë e kanë të pamundur..

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0