Si ndodhi ngjarja? Zbardhen detajet e reja nga shpërthimi i fuqishëm në Elbasan: 3 të plagosur në gjendje të rëndë (EMRAT)

Si ndodhi ngjarja? Zbardhen detajet e reja nga shpërthimi i fuqishëm në Elbasan: 3 të plagosur në gjendje të rëndë (EMRAT)

Tre punonjës të firmës “Alba Gas” janë plagosur si pasojë e një shpërthimi në repartin e oksigjenit te ish-Metalurgjiku në Elbasan. Tre prej të pla

Shëndetësia, shqiptarët paguajnë më shumë nga xhepi për t’u kuruar
Fëmijët e Bulqizës, të dënuar pa fëmijëri
“Minoritetet”, ndryshon projektligji,  tashmë Shqipëria bëhet me 9- të minoritete

Tre punonjës të firmës “Alba Gas” janë plagosur si pasojë e një shpërthimi në repartin e oksigjenit te ish-Metalurgjiku në Elbasan.

Tre prej të plagosurve janë Qemal Mullaku, Eduard dhe Osman Bendaj babë e bir, të cilët ndodhen në spitalin e Elbasanit nën kujdesin e mjekëve.

Dyshohet se ka qenë shpërthimi i një tubi oksigjeni, pikërisht në repartin e oksigjenit, që ka shkaktuar ngjarjen e rëndë. Policia, forcat zjarrfikëse dhe autoambulanca ndodhen në vendngjarje.

Njoftimi i plotë:

“Në një subjekt privat “Alba Gaz”, në zonën e ish-metalugjikut, si pasojë e rrjedhjes së gazit janë dëmtuad 3 puntorë shtetasit Q.M., 61 vjeç, O.B., 69 vjeç, dhe E.B., 42 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihmën mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë shërbimet e policisë dhe të zjarrëfikses kanë shkuar në vendngjarje të cilët kanë bërë të mundur mbyllejn e gazit dhe shmangien e ndonjë shpërthimi të mundshëm.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton zyrtarisht Policia.

COMMENTS

WORDPRESS: 0