Si mund të shpëtoni nëse këputet ashensori dhe ju jeni brenda,…

Si mund të shpëtoni nëse këputet ashensori dhe ju jeni brenda,…

E keni provuar ndonjehere te ngecni në ashensor? Me siguri po pyesni veten se çfarë do të bënit nëse kablli i ashensorit ku ju jeni këputet papritu

12 Qershori\ Stop abuzimit të fëmijëve në punë
Ai është i fortë si një burrë i madh, me dëshira minimale për jetën…
Droni-satelit, mjeti fluturues më i madh në botë

E keni provuar ndonjehere te ngecni në ashensor?

Me siguri po pyesni veten se çfarë do të bënit nëse kablli i ashensorit ku ju jeni këputet papritur.

Më poshtë po ju paraqesim disa këshilla nga inxhinierë e specialistë, se çfarë mund të bëni në raste të tilla.

Mos u hidhni

Ekziston një teori se nëse kërceni pak para se ashensori të plaset me tokën ju mund të shpëtoni. Por, ama ju nuk mund ta dini se kur është koha e duhur që ju të hidheni, pasi jeni të bllokuar dhe nuk e dini sa afër mund të jeni me tokën. Më e keqja ju mund të lëndoni veten, pasi mund edhe të përplasni kokën në muret e ashensorit, që mund të jetë fatale.

Mos rrini drejt

Të qëndruarit drejt dhe shpresa për më të mirën nuk është idea më e mirë. Më e keqja po vjen, një peshë që është 10 herë më e madhe se trupi juaj, që bie mbi këmbët tuaja në momentin e përplasjes, dhe fatkeqësisht në këtë rast nuk ka shanse shpëtimi.

Këto ishin 2 rregullat kryesore që ju duhet të mbani mend, të cilat nuk duhet t’i bëni kurrë. Duke mbajtur parasysh këto tani po ju paraqesim rregullat se si mund të shpëtoni nga një ashensor në rënie.

Shtrihuni në dysheme

Gjëja më e mirë që mund të bëni është të shtriheni me kurriz në dyshemenë e ashensorit. Por, po do të pësoni disa dëmtime në kocka, kjo varet edhe në çfarë kati ndodhet ashensori.Po r mbani mend të mbuloni kokën me duar, sepse me siguri kjo do iu shpëtojë jetën.

Megjithëse ka një problem, jeni të rrezikuar njësoj si në një aksident me makinë. Por sipas ekspertëve kjo është mënyra më reale për të shpëtuar veten.

COMMENTS

WORDPRESS: 0