Shtretërit e lumenjëve dhe kanalet kulluese tashmë po kthehen në vend grumbullimi plehrash.

Shtretërit e lumenjëve dhe kanalet kulluese tashmë po kthehen në vend grumbullimi plehrash.

Shtretërit e lumenjëve dhe kanalet kulluese tashmë po kthehen në vend grumbullimi plehrash. Ky fenomen Po ndeshet kudo,në vendin e quajtur fusha e Cer

Cerrik/ 107 familje jetojnë në kushte të mjerueshme, ata bëjnë apel për banesa sociale
Ariu troket në shtëpitë e fshatit…
Bisedë me një killer serash që mbjell, korr dhe shet vdekje!

Shtretërit e lumenjëve dhe kanalet kulluese tashmë po kthehen në vend grumbullimi plehrash. Ky fenomen Po ndeshet kudo,në vendin e quajtur fusha e Cerrikut në dalje të qytetit prej vitesh është hapur kanali kullues,ose siç i thojnë banorët “Garrunja”. Funksioni i këtij kanali ka qënë kullimi i tokave bujqësore në fushën e Cerrikut. Fatkeqësisht nga mungesa e pastrimit,ky kanal po kthehet në vend grumbullimi plehrash. Pas përgatitjes së rakisë së rrushit,njerëz të papërgjegjshëm i kanë hedhur bërsitë e rrushit në argjenaturën e kanalit. Kjo ka bërë që gjithë kanali kullues me gjatësi 500 m,të ndotet dhe uji,ka marë një ngjyrë të kuqerremtë dhe në shumë vende njolla të bardha që kanë dalë nga dekompozimi i bërsive të rrushit që ndotin dita ditës kanalin. Sipas disa fermerëve,në këtë kanal ato fusin bagëtitē e imta për të pirë ujë,por pēr ta rreziku i helmimit ekziston,pasi uji është tejet i ndotur. Vetë banorët shprehen: Shumë shqetësim është,kētu pinë ujë bagëtitë. Kanë hedhur bërsi rrushi,janë njerëz të papërgjegjshëm.

Bordi i kurimit dhe specialistët e Bashkisë në Cerrik,premtuan që kanalin kullues ta pastronin një herë e përgjithmonë,jo vetëm nga balta dhe inertet që janë hedhur vite më parë,por edhe nga ndotja që vjen nga dekompozimi i mbeturinave të rrushit dhe vajit të ullirit. Është për të ardhur keq se fermerët janë ankuar disa herë te specialistët e bujqësisë në Bashki,përveç premtimeve të bëra specialistët e bujqësisë ende nuk kanë nisur nga puna dhe asnjëherë nuk kanë menduar për zgjidhjen e shqetësimeve të fermerëve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0