Shteti Suedez do të paguajë dëmet historike për komunitetin Rom

Shteti Suedez do të paguajë dëmet historike për komunitetin Rom

E pazakontë në Gjermani, fëmijët protestojnë për prindërit: Luani me ne, jo me telefonat “
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, ja si shfaqet situata mediatike ndër vite.
Marrëveshja/ Lajm i mirë për emigrantët, Greqia njeh patentat shqiptare

Kancelari i Drejtësisë njoftoi se  shteti suedez se nuk do të apelojë vendimin e Gjykatës së Apelit lidhur me rastin e regjistrimit nga policia të shtetasve romë. Dëmet do ti paguhen të gjithë personave të përfshirë në regjistrin ilegal. Avokatët e Civil Right Defender, të cilët përfaqësonin 11 prej 4700 personave të përfshirë në regjistër, fituan çështjen gjyqësore kundër shtetit suedez në gjykatën e Apelit më 28 prill 2017. Shteti u shpall fajtor për regjistrimin etnik dhe diskriminimin dhe urdhëroi të paguajnë 30000sek për dëmet për secilin prej 11 paditësve romë. Sipas vendimit të gjykatës, konstatohet se të gjithë individët e përfshirë në regjistrin e policisë janë regjistruar për shkak se janë anëtarë të komunitetit rom, ose janë të lidhur ngushtë me komunitetin, që do të thotë se ata kanë të drejtë pë të njëjtat dëmtime si të 11 personave të mbuluar nga gjykata. Shuma totale e dëmeve që duhet të jepet është shuma më e madhe e paguar ndonjëherë nga shteti suedez për një ngjarja si kjo.

“Jemi shumë të kënaqur që proçesi gjyqësor ka rezultuar me kompensim dhe kompensimi për të gjithë njerëzit e përfshirë në regjistrin etnik. Ata kanë qenë subjekt i një shkeljeje të rëndë edhe nëse është vonë , është pozitive që shteti në fund të marrë përgjegjësinë për atë që ka ndodhur” tha Robert Hardh , Drejtori Ekzekutiv i Civil Right Defender. ” Vendimi për të mos apeluar paraqet themelin për punën e rëndësishme të rindërtimit të besimit ndërmjet komunitetit rom dhe policisë- besimi që për shkak të abuzimeve historike të komunitetit ishte tashmë i ulët edhe para se ekzistenca e regjistrit të ishte zbuluar në vitin 2013″,  tha Robert Hardh.

COMMENTS

WORDPRESS: 0