Shqiptari në Britani e kishte të pamundur të punonte. Ja çfarë bënte

Vokopolë/ Të mësosh pa ujë dhe drita …
Prindër, kuptoni fëmijën tuaj dhe respektoni punën e mësuesit!
Diferencimi midis bilingualizmit dhe autizmit

 

britani

Shqiptari, Robert Jaku 25 vjeç, Wood Drive, Ashford është arrestuar nga policia britanike pasi kishte kthyer shtëpinë në një fabrikë kanabisi. Ishin fqinjët e shqiptarit ato që kishin pikasur sjelljet e dyshimta të tij dhe kishin njoftuar policinë.

Pasi kanë hyrë brenda në shtëpi, oficerët kanë zbuluar një ‘fabrikë kanabisi’ me më shumë se 300 bimë të mbjella, gjethet e të cilave ishin lënë për t’u tharë. 25-vjeçari shqiptar  rezultoi se ishte një emigrant i paligjshëm i ardhur në Britani para dy vitesh.

Ndërkohë nga ana e tij, shqiptari tha se kishte ardhur në Britani për të punuar në një firmë ndërtimi, por kishte dëmtuar gjurin dhe e kishte të pamundur të kërkonte ndihmë në spitalet publike, pasi ishte i paligjshëm dhe mund ta arrestonin.

Ai tha para gjykatës se operacioni në këmbë kushtonte 5 mijë paund, ndërsa i ofruan 6 mijë paund për t’u kujdesur për bimët e kanabisit . Gjykata mendon se shqiptari ka thënë të vërtetën, por ka vendosur ta dënojë me 2 vite e 9 muaj burg nën akuzën e prodhimit të kanabisit. 25 vjeçari pritet të dëbohet nga Mbretëria e Bashkuar pasi të kryejë dënimin.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0