Shqiptarët që duan të ikin nga vendi, çdo muaj kemi rritje të frikshme të numrit të të larguarve.

Shqiptarët që duan të ikin nga vendi, çdo muaj kemi rritje të frikshme të numrit të të larguarve.

Qytetarët shqiptarë renditen të 4-t në listën me 152 shtete për largimin nga vendi ku jetojnë. Të pyetur në lidhje me këtë çështje, 60% e tyre duan të

Harresa e Qeverisë prek mijëra familje në nevojë për energjinë elektrike
Ndotja,BillGates financon shpikjen që thith dioksidin e karbonit.
HISTORIA, FSHATI QË HAPI VETË RRUGËN…

Qytetarët shqiptarë renditen të 4-t në listën me 152 shtete për largimin nga vendi ku jetojnë. Të pyetur në lidhje me këtë çështje, 60% e tyre duan të ikin përgjithmonë nga vendi.

Edhe INSTAT në studimin e muajit Mars 2019 vëren se kemi një rritje të ndjeshme të të larguarve krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në shifra shkon në 22.1%. Më poshtë kemi tabelën përmbledhëse të INSTAT mbi lëvizjet e shtetasve shqiptarë edhe të huaj.

Kur pyesim njerëzit nëse duan të vendosen në Shqipëri, ata që shprehin dëshirë nuk janë njerëz të arsimuar, po ashtu nuk janë të rinj. Kur të rinjtë e arsimuar të një vendi duan të largohen dhe njerëzit që duan të vijnë në këtë vend nuk janë të arsimuar, atëherë vendi përballet me rrjedhje truri që duhet të përbëjë shqetësim serioz për udhëheqësit.

Edhe për sociologët largimet bëhen edhe më shqetësuese për shoqërinë, pasi grupmosha që po largohet është kryesisht ajo aktive për punë në një kohë kur popullsia shqiptare po tkurret, duke rritur numrin e pensionistëve dhe ulur atë të lindjes.

Dhe kjo situatë kërkon përmirësimin e politikave që kanë të bëjnë me përmirësimin e mesatares moshore të popullsisë tonë sepse shumica e të larguarve janë të rinj, për ligje që mbështesin dhe favorizojnë lindshmërinë, mbështetjen për trajtimin e fëmijëve në institucionet e kujdesjes sociale (kopshte e çerdhe), mbështetje për nevojat e tyre, etj.

Po kështu, është e nevojshme që reformat të cilat kanë të bëjnë me politikat e punësimit, duhet të jenë më efektive e dinamike, për të zbutur akoma më shumë nivelin aktual të varfërisë dhe papunësisë. E gjitha kjo situatë e lartpërmendur është edhe një ndër shkaqet se pse popullsia jonë po ecën me ritme të shpejta drejt rritjes së moshës së popullsisë.

Ndërkohë kur shohim GDP-në për frymë, në vendin tonë apo të shohim fuqinë blerëse të qytetarit në Shqipëri, ky vend renditet i 100-ti në botë. Pra shumë njerëz besojnë se në Shqipëri nuk u ofrohen mundësitë ekonomike që mund të gjejnë diku tjetër. Vërehet  se tërheqja më e madhe për t’u vendosur në vende të tjera është ekonomia dhe siguria për një jetë më të mirë. Vendi që tërheq më shumë njerëz në botë është Amerika. Njerëzit duan të vijnë në Shtetet e Bashkuara pasi këtu ka mundësi ekonomike si dhe pasi kanë njerëz të afërm këtu. Vendi tjetër ku duan të shkojnë shqiptarët është Gjermania, pas Shteteve të Bashkuara.

COMMENTS

WORDPRESS: 0