Shqipëria vendi me pagat më të ulëta në Europë.  Vetëm 1.3 për qind e të punësuarve në Shqipëri kanë pagë më të lartë se sa 2 milionë lekë në vit

Shqipëria vendi me pagat më të ulëta në Europë. Vetëm 1.3 për qind e të punësuarve në Shqipëri kanë pagë më të lartë se sa 2 milionë lekë në vit

Vetëm 1.3 për qind e të punësuarve në Shqipëri kanë pagë më të lartë se sa 2 milionë lekë në vit. Shifra, e cila është bërë publike nga Drejtoria e pë

Shqipëria është vendi me pagat më të ulëta në Europë.Vetëm 1.3 për qind e të punësuarve në Shqipëri kanë pagë më të lartë se sa 2 milionë lekë në vit
Alarmante: Shqipëria drejt plakjes?INSTAT: 19 mijë të rinj largohen,shtohen 11 mijë pleq
Ja sa shpenzojnë për medikamentet shqiptarët

Vetëm 1.3 për qind e të punësuarve në Shqipëri kanë pagë më të lartë se sa 2 milionë lekë në vit. Shifra, e cila është bërë publike nga Drejtoria e përgjithshme e tatimeve tregon nivelin e ulët të pagave që fitojnë punonjësit në Shqipëri, por pjesërisht ajo është edhe rezultat i evazionit.

Sipas Drejtorisë së përgjithshme të tatimeve, për vitin e kaluar rezultojnë vetëm 8700 vetë me paga mbi 2 milionë lekë në vit. Edhe pse krahasuar me vitin 2016 numri i individëve me të ardhura nga paga mbi 2 milionë lekë në vit është rritur me 5 për qind, ai mbetet i papërfillshëm në raport me numrin total të të punësuarve.

Sipas INSTAT, aktualisht në Shqipëri janë 665 mijë e 800 vetë të punësuar në sektorin shtetëror dhe atë privat, pa përfshirë të punësuarit në bujqësi. Kjo do të thotë se vetëm 1.3 për qind e tyre kanë të ardhura mbi 2 milionë lekë në vit.

Të dhënat zyrtare nga Instituti Europian i Statistikave tregojnë se Shqipëria është vendi me pagat më të ulëta në Europë. Sipas Eurostat, në vitin 2017 paga mesatare në Shqipëri rezultoi 357 euro në muaj, ose 4 herë më e ulët se sa mesatarja e Bashkimit Europian.

Madje sipas të dhënave nga Këshilli i investimeve pagat në Shqipëri janë më të ulëta edhe se sa në vendet e ngjashme të rajonit, ku paga mesatare varion nga 424 euro në Bosnje deri në 740 euro në Mal të Zi.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0