Shqipëria renditet në mesin e 15 vendeve për emigracionin e lartë të të arsimuarve

Shqipëria renditet në mesin e 15 vendeve për emigracionin e lartë të të arsimuarve

Shqipëria renditet në mesin e 15 vendeve për emigracionin e lartë të personave të arsimuar dhe me grada shkencore. Emigrimi i shqiptarëve të arsimuar

Aplikimi online për provimet e Maturës Shtetërore të vitit 2019
Ana e malit, nxënësit po “Braktisin” shkollat
Varfëria dhe problemet mendore, e bëjnë këtë familje të luftojë gjithnjë e më pak kundrejt kësaj drame njerëzore…
Shqipëria renditet në mesin e 15 vendeve për emigracionin e lartë të personave të arsimuar dhe me grada shkencore. Emigrimi i shqiptarëve të arsimuar në vitin 2010 dhe 2011 është rritur me 223% krahasuar me vitin 2000 dhe 2001.

Ekspertët Gëdeshi dhe King zhvilluan një sondazh me 720 doktorantë, PHD dhe 303 studentë që jetojnë jashtë vendit për llogari të një studimi të PNUD. Sondazhi gjeti gjithashtu se shumica e diasporës shkencore shqiptare nuk dëshiron të kthehet.

Shqipëria është ndoshta i vetmi vend në Europë në këto dekadat e fundit që është vënë nën presionin e vazhdueshëm të emigracionit të lartë. Përpos ikjeve, mbetet i frikshëm fakti se Shqipëria kryeson listën botërore për potencialet e larta të emigrimit. Një sondazh i Gallup në 2017 gjeti se, 56% e shqiptarëve duan të emigrojnë. Numri i atyre që duan të ikin shënoi rritje me 20 pikë përqindje në raport me sondazhin e vitit 2012, ku 36% e shqiptarëve kishin në plan të emigronin. Rritja e dëshirës për emigrimin në këto katër vitet e fundit është më e larta në botë, sipas rezultatit të sondazhit, por mbetet i frikshëm fakti se Shqipëria ka nivel të lartë të emigracionit të trurit.

Një studim i profesorëve Ilir Gëdeshi dhe Russell King, për llogari të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (PNUD) i publikuar së fundmi, tregoi se Shqipëria renditet në mesin e 15 vendeve për emigracion të lartë të personave të arsimuar dhe me grada shkencore.

Në vitin 2010 dhe 2011, u gjet se rreth 31.3% e popullatës shqiptare me arsim të lartë ishte në emigracion. Ikja e njerëzve me arsim të lartë është një problem i brendshëm i vendeve ku mungon ekonomia e shkallës dhe tregu i punës nuk paraqet potencial. Sipas të dhënave të OECD-së, emigrimi i shqiptarëve të arsimuar në vitin 2010 dhe 2011 është rritur me 223% krahasuar me vitin 2000 dhe 2001. Kjo rritje ishte më e madhe se emigrimi për pjesë të tjera të popullatës me arsim të mesëm dhe të ulët.

Ekspertët Gëdeshi dhe King zhvilluan një sondazh me 720 doktorantë, PHD dhe 303 studentë që jetojnë jashtë vendit. Pas intervistave me ta, gjysma e tyre afërisht 49% nuk kishin ndër mend të ktheheshin në Shqipëri, 32% u përgjigjën se “vijnë në Shqipëri për të punuar, pas një periudhe kohore jashtë vendit”, dhe vetëm 4% thanë: “do të kthehem në Shqipëri pas diplomimit, të punoj”. Numri i studentëve shqiptarë në vendet e OECD u rrit me 430% në vitin 2016 në raport me vitet 2000.

Studimi i ekspertëve thotë se përgjigjet nuk ishin të improvizuara ose të rastësishme, por ishin të bazuara mirë në arsyetime, duke reflektuar jo vetëm një dëshirë për përvojën ndërkombëtare, por edhe një perceptim të së ardhmes, mbi punësimin dhe kushtet e jetesës në Shqipëri.
Andra, një studente shqiptare në Itali tha: “Kthimi im është i kushtëzuar nga punësimi. Për këtë arsye, shumica e studentëve shqiptarë dëshirojnë të dinë se çfarë i pret ata”. “Me një pikëpamje të zymtë të punësimit në Itali, shumë studentë shqiptarë përgatiten të emigrojnë në vende të tjera”.
Jola, një studente shqiptare në Itali, tha: “Ka vetëm pak studentë shqiptarë që duan të kthehen në Shqipëri. Nëse nuk gjejnë punë në Itali, ata synojnë të shkojnë në Gjermani, Spanjë apo Austri”.

Sondazhi gjeti gjithashtu se shumica e diasporës shkencore shqiptare nuk dëshiron të kthehet. Shumica e të anketuarve thanë se ata mendojnë se janë integruar mirë në vendin pritës, i cili siguron komoditet (në aspektin e strehimit, transportit, infrastrukturës) dhe sigurimin e jetës dhe mundësi më të mira për karrierë. Përveç kësaj, fëmijët ndjekin shkolla cilësore, jeta shoqërore dhe kulturore është e pasur, kujdesi shëndetësor dhe arsimi janë të një cilësie të mirë, etj. I frikshëm mbetet fakti se edhe për ata doktorantë që duan të kthehen për të kontribuar në universitetet shqiptare u është mbyllur dera.

Arsyet pse ikin jashtë me studime

Të rinjtë nga Shqipëria kanë një dëshirë të pazakontë për të studiuar jashtë vendit në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ekspertët Gëdeshi dhe King kanë vërejtur disa arsye për këtë tendencë. E para është se shqiptarët dëshirojnë të sigurojnë një arsimim më cilësor për fëmijët e tyre. 24.4% u përgjigjën “Ndoshta”. Vetëm 5.6% iu përgjigjën se kishin nisur studimet jashtë jo si një mundësi për të jetuar atje.

COMMENTS

WORDPRESS: 0