Shqipëri: Ministria e Arsimit ndalon përdorimin e telefonave në shkollë duke filluar nga kjo datë

        Vetëm dy ditë më parë, Parlamenti francez miratoi me shumicë unanime ligjin për ndalimin e përdorimit të telef

Bullizmi në shkolla. A parandalohet?
Alarm: Fabrika e ziftit në Tiranë “vdekpjeprurës për mushkëritë e banorëve”
Bistrovicë/ Nxënësit dhe banorët rrezikojnë jetën. Shkolla shërben edhe si qendër shëndetësore.

 

 

 

 

Vetëm dy ditë më parë, Parlamenti francez miratoi me shumicë unanime ligjin për ndalimin e përdorimit të telefonave në shkolla. Sipas ligjit të miratuar, ndalimi i përdorimit të telefonave do të bëhet në arsimin parashkollor, fillor dhe në shkollat e mesme. Nxënësit francezë deri më tani nuk ishin lejuar që të përdornin telefonat e tyre gjatë orëve mësimore dhe çdo shkollë kishte rregullat e veta, nëse do t’i lejonte apo jo që nxënësit që të përdornin telefonat. Por, me ligjin e ri të miratuar do të ndalohet që telefonat të përdoren në çdo shkollë të Francës. Nismës ligjore të shtetit francez, i është bashkuar edhe vendi ynë. Në një urdhër të lëshuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, firmosur nga zonja Lindia Nikolla, është ndalur përdorimi i telefonit gjatë procesit mësimor nga nxënësit dhe mësuesit në të gjitha shkolla e arsimit parauniversitar. Urdhëri hyn në fuqi menjëherë dhe pritet të zbatohet vitin e ri arsimor që nis më 17 shtator. Në vendim qartësohet ndalimi “gjatë procesit mësimor”, pra ndalohet celulari gjatë orëve të mësimit, por jo në pushime a aktivitete të tjera.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0