Shkozë, përveç shembjes së banesave edhe 5 milion lekë gjobë për qytetarët

Shkozë, përveç shembjes së banesave edhe 5 milion lekë gjobë për qytetarët

Tashmë që shembja e banesave në Shkozë ka dalë nga vëmendja e mediave, punimet janë duke vazhduar normalisht për ndërtimin e unazës së madhe të kryeqy

​Përse banorët autoktone të Myzeqesë quhen “lalë”?
Qytetet shqiptare me zemër më …
6 mijë raste me kancer në vit

Tashmë që shembja e banesave në Shkozë ka dalë nga vëmendja e mediave, punimet janë duke vazhduar normalisht për ndërtimin e unazës së madhe të kryeqytetit, ku ende buzë rrugës dhe shtratit të lumit “Lana”, duken ende rrënojat e banesave.
Mes rrënojave në shumë raste mund të shihen qartësisht edhe orenditë shtëpiake, të cilat banorët nuk kanë arritur t’i hiqnin para shembjes së banesave të tyre.
Por përveç shembjeve të banesave, hallet për banorët të cilët tashmë nuk ka një çati mbi kokë vetëm janë shtuar. Sipas asaj që ata thonë, pas shembjes së shtëpive ju është vendosur edhe nga një gjobë prej 5 milion lekë të vjetra pasi kanë ndërtuar pa leje.
Gjoba nuk u është vendosur vetëm atyre që kanë kryer ndërtime pa leje pas viteve 90- të por gjithashtu edhe atyre që kanë ndërtuar që prej vitit 1969 por që ndërtimi nuk u ishte legalizuar.
“Nga vitit 2007 i kam paguar të gjitha taksat e kërkuar dhe jo vetëm unë por të gjithë ata që kishin ndërtuar pa leje kanë marrë 5 milion lekë gjobë. Nuk e di çfarë do bëjnë, do ti falin apo do të na duhet ti paguajmë”, shprehet njëri prej banorëve.
Ndërkohë banorët shtëpitë e të cilëve nuk janë prekur nga prishjet shprehen se ende nuk kanë përfunduar legalizimet e pronës së tyre dhe sa herë shkojnë në ALUIZEM u thonë se janë në proces.
“Unë akoma se kam marrë lejen për shtëpinë, e kam ndërtuar që në vitet 60-të. Në ALUIZEM sa herë që shkojmë na thonë se është në proces legalizimi. Nuk e di do na e legalizojnë apo jo”, thotë një tjetër banorë.
Ndërkohë mos pasja e lejeve të legalizimit ka frenuar edhe ndërtimet në zonë për shkak të frikës se ndoshta një tjetër projekt mund t’i prekë ato.

COMMENTS

WORDPRESS: 0