Shkozë / Dëshmitë e banorëve që iu prish shtëpia

Shkozë / Dëshmitë e banorëve që iu prish shtëpia

Banorët e zonës së Shkozës tregojnë se janë befasur mëngjesin e sotëm nga forcat e shumta të policisë të cilat kanë rrethuar zonën dhe i kanë urdhërua

Korçë/ Nxënësit me A.K. nuk përfitojnë nga shërbimet …
Çfarë streson në të vertetë prindërit e fëmijëve autikë?
Dy kilometra rrugë bllokon jetën e dhjetërave familjeve

Banorët e zonës së Shkozës tregojnë se janë befasur mëngjesin e sotëm nga forcat e shumta të policisë të cilat kanë rrethuar zonën dhe i kanë urdhëruar të qëndrojnë në banesat e tyre. Ja disa dëshmi të banorëve:
“Erdhën papritur, vetëm kur e pamë veten të rrethuar nga policia dhe forca të ndërhyrjes së shpejtë. Nuk na është dhënë asnjë paralajmërim për të dalë nga shtëpitë. Policia na tha të futeshim brenda në shtëpi.Nuk na kanë sjellë asnjë letër, që të paktën të kishim lëvizur plaçkat”, shprehet një prej banorëve.
“Unë shtëpinë e kam në proces legalizimi, ndërsa tani po ma prishin pa më dhënë asnjë shpjegim. As nuk e di se ku do shkoj sonte. Shtëpitë janë duke na i shembur me të gjitha orenditë brenda”, shton një tjetër banor.

COMMENTS

WORDPRESS: 0