Shkolla nuk hapi asnjëherë dyert për nxënësit

Shkolla nuk hapi asnjëherë dyert për nxënësit

Pas reformës në arsim ,disa shkolla që nuk plotësonin numrin në arsim të nxënësve,nuk funksuionojnë më edhe pse ndërtimi i tyre  i kushtoi shtetit mil

Rrajcë: Rezervuari i ndotur, nevojë emergjente për ndërhyrje
Belësh Elbasan/Banorët bileta e autobusit e shtrenjtë
Zëmblak, ish pallati i kulturës i shkatërruar: Rrezikohet edhe qendra shëndetësore

Pas reformës në arsim ,disa shkolla që nuk plotësonin numrin në arsim të nxënësve,nuk funksuionojnë më edhe pse ndërtimi i tyre  i kushtoi shtetit miliona lek. Nxënësit e fillores apo të 9-vjeçares nuk patën mundësin të uleshin në bankat e shkollës , kjo për faktin se nuk plotësohej numri i nxënësve . Një prej këtyre shkollave të ndërtuara vite më parë është ajo në fshatin Turbull në Belësh . Tashmë kjo godinë një katëshe ka shumë vite që qëndron e mbyllur . I gjithe tërritori përreth saj eshtë i mbuluar nga bari dhe shkurret . Banorët shprehen se shkolla nuk është hapur asnjëherë. Nga fshati Turbull nuk është siguruar asnjëherë numri i nxënësve që do të vazhdonin shkollën në këtë godinë. Tashmë funksioni i  saj ende nuk dihet , prej disa vitesh ajo qëndron ende e mbyllur . U fol se një klasë e kësaj shkolle do të përdorej si kopësht për fëmijët e fshatit , por edhe ky premtim ende nuk po mbahet edhe për vitin 2019-2020. Kjo godinë që u ndërtua vite më parë  si shkollë për fëmijët e fshatit Turbull ende nuk do te hapet.

COMMENTS

WORDPRESS: 0