Shkolla filloi, por jo për të gjithë

Shkolla filloi, por jo për të gjithë

Nga: Pranvera Berati Me fillimin e vitit shkollor shumë fëmijë iu gëzuan kësaj dite, e shumë nxënës të tjerë nuk ia dolën dot ta frekuentonin për f

Zyrtarët saudit arrestojnë 11 princat pasi protestuan në një pallat mbretëror mbi masat shtrënguese duke përfshirë edhe detyrimin për të paguar faturat e tyre të shërbimeve.
Shmangia e teknologjisë në fëmijërinë e hershme dhe të vonë…
Aty ku pihet kafja me peshq nëpër këmbë

Nga: Pranvera Berati

Me fillimin e vitit shkollor shumë fëmijë iu gëzuan kësaj dite, e shumë nxënës të tjerë nuk ia dolën dot ta frekuentonin për faktorë të ndryshëm si: pamundësia ekonomike, gjakmarrja apo shëndeti fizik. Prej 3 vitesh shëndeti i G.S është i ndërlikuar. Pas ndërhyrjeve kirurgjikale në shpinë iu desh ta ndalte shkollimin edhe pse dëshira për të vazhduar arsimin e mesëm dhe atë universitar ishin objektivat e saj.

E kontaktuar nga portali Informim.al ajo rrëfen vështirësitë dhe mundësinë për të mos ecur më. Shpresa dhe arsyeja për të studiuar se lanë në baltë, përkundrazi e bënë të ecë para. Fatmirësisht ajo sot gëzon një shëndet relativisht të mirë dhe apelon pranë Informim.al se për shkak të gjendjes shëndetësore (problemit në shpinë, që nuk e lejon të ecë më shumë se 100m) kërkon të  regjistrohet në gjimnazin afër banesës së saj, por nuk arriti të regjistrohej pasi nuk kishte vende të lira. Gjimnazi tjetër ndodhet në një distancë të largët dhe e bën të pamundur frekuentimin nga ana e saj. Ajo shprehet se kërkon nga institucionet përkatëse një vend vakant në gjimnazin ku ajo shkoi fillimisht për tu regjistrua.

Nuk janë të pakta rastet ku nxënësit për shkaqe shëndetësore privohen nga e drejta për të zgjeruar dijet. Eshtë përgjegjësi e institucioneve, por edhe e vetë shoqërisë tu krijojë fasilitete këtyre “target grupeve”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0