Shkodër: Rruga ku “kalohet me varkë”

Një nga rrugët në lagjen Partizani të qytetit të Shkodrës prej shumë kohësh është totalisht e pakalueshme në këmbë dhe shumë e vështirë për të ecu

Elbasani qyteti i kontaminuar, shkrim nga Alessandra Briganti, foto Ivo Saglietti
Cërriku, ende pas 3 vitesh problemet e tërmetit nuk janë zgjidhur
Edhe pse me vendim të Këshillit Bashkiak ekzistojnë gjoba për hapësirat e rrjetit rrugor

Rezultate imazhesh për lagja partizani. shkoder

Një nga rrugët në lagjen Partizani të qytetit të Shkodrës prej shumë kohësh është totalisht e pakalueshme në këmbë dhe shumë e vështirë për të ecur me makinë. Rreth 30 familje që jetojnë në këtë zonë përballen shumë herë gjatë ditës me vështirësitë e qarkullimit pasi gropat e mëdha me ujë kanë zënë sipërfaqen më të madhe të rrugës.

Këta banorë shprehen se nuk e shohin aspak të nevojshme të votojnë në zgjedhjet e 30 qershorit pasi prej vitesh, institucionet përgjëgjese nuk i kanë dhënë zgjidhje problemit të tyre.

Gjatë 10 viteve të fundit, banorët e lagjes “Partizani” kanë ndërmarrë iniciativa personale për rehabilitimin e rrugës dhe më pas kanë kërkuar nga institucionet që të shtrojnë vetëm shtresën asfaltike, por nuk kanë marrë asnjëherë mbështetje. Në një situatë të tillë, mes zhgënjimesh ata detyrohen të pranojnë realitetin e hidhur të cilin jetojnë çdo ditë.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0