Shkodër: Qendrat shëndetësore, pasdite të mbylluara

Shkodër: Qendrat shëndetësore, pasdite të mbylluara

Edhe pse me vendim të Këshillit Bashkiak ekzistojnë gjoba për hapësirat e rrjetit rrugor
E pazakontë në Gjermani, fëmijët protestojnë për prindërit: Luani me ne, jo me telefonat “
Dhuna në familje: Ja shifrat e frikshme për vitin 2016-2017

Mbyllja e qendrave shëndetësore gjatë pasditeve bën që prindërit me fëmijë të sëmurë të drejtohen për konsulencë mjekësore drejt spitalit rajonal të Shkodrës.

Edhe pse  muajt e fundit me ritme më të lehta, sërish ky fenomen është shqetësues për shefen e repartit të pediatrisë Greta Naraçi. Mjekja pediatre tregon se po merren masat e duhura për ndërgjegjesimin e prindërve.

Ndërkohë, mjekja Naraçi ngre shqetësimin për prindërit të cilët përdorin antibiotikë  për çdo problem shëndetësor të fëmijëve të tyre.

Shefja e repartit të pediatrisë, Greta Naraçi bën thirrje që njërëzit tu drejtohen qendrave shëndetësore për mjekime ambulatore, në vend që të drejtohen në urgjencën e spitalit për të shmangur rradhën që krijohen në këtë institucion.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0