Shkodër: Nuk mund të ecë, por nuk përfiton kempin e invaliditetit

Shkodër: Nuk mund të ecë, por nuk përfiton kempin e invaliditetit

Nuk mund të eci më shumë se 50 metra ,për shkak të lodhjes nga një humbje e ndjesive të gjymtyrëve të këmbëve. Kjo është historia e 62 vjeçarit Qemal

Kompanitë që marrin tendera detyrohen të punësojnë të papunët.
Belësh: Kushte të mjerueshme në qendrën spitalore
Kuota ditore e ushqimit e ulët në spitalet e bashkive

Nuk mund të eci më shumë se 50 metra ,për shkak të lodhjes nga një humbje e ndjesive të gjymtyrëve të këmbëve. Kjo është historia e 62 vjeçarit Qemal Shimaj ,banues në fshatin Melgushë , Bashkia Vau i Dejës.

Ai dhe bashkëshortia janë invalidë  dhe absurdia është se nuk trajton me kempin e invaliditetit.

Komisioni mjeksor në Shkodër e ka parë si të arsyeshme trajtimin me kemp ,por nga ana tjetër ka qënë komisioni epror i caktimit për punë në Tiranë që ka vendosur ti heqë atij kempin ,duke e vlerësuar si të aftë për punë .

Pas ekzaminimit komisioni mjeksor në Shkodër ka dalë në përfundimin se 62 vjeçari ,ka bllokim të lëvizjeve artikulare ,ka dhimbje në të dy anët dhe shkurtim të anësive.

Z.Qemal Shimaj shprehet:

-Pas një aksidenti të ndodhur para shumë vitesh gjendja ime është përkeqësuar akoma dhe më shumë. Unë jamë i paaftë për punë . Nuk trajtohem as me pension,as me kemp. I kam bërë të gjitha proçedurat e dokumentave për kemp dhe më erdhi përgjigjia negative. Të gjitha dokumentat i kisha të rregullta .

Qemali nuk mund të eci më shumë se 50 metra,sepse në të kundërt ai rrëzohet. Dhimbja është aq e mprehtë aq sa arrin në bllokimin e të dyja këmbëve . I vetmi apel përveçse të trajtohet me kemp,është sigurimi i ilaçave të cilat ai thotë se janë të papërballueshme,sepse kushtojnë tepër shtrejtë.

Qemal Shimaj përveç vështirësisë ekonomike dhe pamundësisë shëndetësore për te punuar,detyrohet të paguajë deri në qindarkën e fundit për çdo mjekim.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0