Shkodër: Banorët e “Fermentimit” pa ujë të pijshëm

Shkodër: Banorët e “Fermentimit” pa ujë të pijshëm

  Rreth 100 familje në zonën e njohur si “Ish fabrika e letrës “ në lagjen “Fermentim” në periferi të Shkodrës   për afro tre dekadash nuk kan

Edi Oga thirrje Elbasanasve. Veproni sot, nesër është vonë!
​Ligji i Pakicave bashkon PS-PD, LSI dhe Dule kundër.
Kush do kujdeset për shëndetin e shqiptarëve, mjekët emigrojnë në Gjermani!

 

Rreth 100 familje në zonën e njohur si “Ish fabrika e letrës “ në lagjen “Fermentim” në periferi të Shkodrës   për afro tre dekadash nuk kanë ujë të pijshëm . Edhe pse shpesh herë kanë reaguar në zyrat e institucioneve  nuk kanë arritur që të gjejnë zgjidhje. Banorët detyrohen që të shkojnë të mbushin ujë me mjete primitive , më së shumti te kisha që kanë afër zonës  duke gjetur mbështetjen e murgeshave . Banorët e kësaj lagjeje thojnë se kur është fushata  uji i pijshëm ka qenë premtimi i çdo partie që ka ardhur në pushtet . Përveç ujit të pijshëm , mungesa e infrastrukturës është një tjetër shqetësim i  ngritur nga banorët.

“ Uji pijshëm është shumë problem . Kemi 20 vite këtu dhe nuk na ka rënë kush prapa. Ujin disa e blejnë me lekë ,disa kanë hapur puse ,na kanë ndihmuar edhe te kisha. Shteti nuk do tia dij fare për ne”.

“Ujë të pijshëm nuk kemi, shkojmë te kisha me karroca i mbushim”. “Duhet ta shohin këtë popull”-shprehen banorët.

Disa nga familjet kanë bërë puse dhe konsumojnë atë,që për shëndetin është shumë i  dëmshëm. Që pas viteve 90 në lagjen “Fermentim” me qindra familje përballen me probleme socio-ekonomike, ndërsa më tani nuk është bërë asgjë  nga instancat përkatëse.

COMMENTS

WORDPRESS: 0