Shkodër: Banorët braktisin fshatin Obot

Shkodër: Banorët braktisin fshatin Obot

Kushtet e vështira të jetesës në fshatin Obot,në njësinë administrative Ana e Malit ka bërë që një numër i konsiderueshëm i banorëve të braktisin vend

SI I KANË PRITUR PENSIONISTËT ELBASANAS SHPËRBLIMET E FUNDVITIT ?
Një histori për të cilën me siguri do të prekemi të gjithë!
Ai është i fortë si një burrë i madh, me dëshira minimale për jetën…

Kushtet e vështira të jetesës në fshatin Obot,në njësinë administrative Ana e Malit ka bërë që një numër i konsiderueshëm i banorëve të braktisin vendin e tyre jashtë Shqipërisë. Kryeplaku i fshatit  Obot Gregor Pemaj tregon që në këtë zonë kanë mbetur vetëm 180 nga 700 banorë që kanë jetuar në këtë zonë pak vite më parë . Kryeplaku i fshatit shprehet :

“Këtu kanë qënë 757 banorë e sot jetojnë rreth 200 banorë . Si fshati Obot mund të jenë dhe shumë fshatra të tjerë . Kjo është një peshë shumë e rëndë për vendin tonë . Këtu jetojnë vetëm pleq dhe ai pak pension që kanë nuk ju mjaftojnë as për ilaçe. Të rinjtë zor se kthehen më në këtë vend sepse kanë zënë një vend pune andej”.

Kryeplaku Pemaj tregon se institucionet përgjegjëse nuk hartojnë plane konkrete për ofrimin e mundësive më të mira për jetesë dhe punësim,as për këto pak banorë që jetojnë në fshatin Obot.

“Ju bëj thirrje që të hedhin pak sytë nga populli,ti fusin në punë, tu japin përkrahje,të rrisin nivelin e jetesës dhe populli nuk ka për tu larguar”.

Pavarësisht se në pamjen e parë fshati Obot duket si mjaft i  populluar, për shkak të shtëpive të ndërtuara vitet e fundit shumica prej tyre janë bosh. Të ndërtuara nga emigrantët për të kaluar pushimet gjatë verës ,por që nuk janë kthyer asnjëherë për të jetuar më gjatë se një muaj . Shifra të tilla të bëjnë të mendosh se pas pak vitesh në këtë fshat nuk do të ketë asgjë më shumë,përveç shtëpi të braktisura.

COMMENTS

WORDPRESS: 0