Shkelësit e ligjit shërbim punësimi falas si dënim, 5306 raste në vendin tonë

  Puna falas për interesin publik është një praktikë që aplikohet gjerësisht në botë si një nga dënimet alternative për personat që kanë shk

“Të më japin Kempin e të shlyej borxhet”, kërkesa e dhimbshme e gruas nga Durrësi
Jamal Khashoggi, vrasja që tronditi një aleancë
Legalizimet , problem zonat e rendesise se veçante.

 

Puna falas për interesin publik është një praktikë që aplikohet gjerësisht në botë si një nga dënimet alternative për personat që kanë shkelur ligjin. Por nga viti 2009 deri në vitin 2018 janë 5306 individë në Shqipëri që nga gjykatat janë dënuar pikërisht në këtë formë. Një përmbledhje e shifrave të bëra nga Shërbimi i Provës në vend tregon se kjo shifër zë 13.8 për qind të dënimeve totale alternative të dhëna nga gjykatat.

Që prej fillimit të funksionimit të Shërbimit të Provës në vitin 2009 e deri në fund të vitit 2018, numri i personave të cilët janë vendosur me vendim gjykate në njërën prej alternativave të dënimit me burgim është 38462, mbikëqyrja e të cilëve realizohet mbi bazën e programeve individuale të trajtimit. “Nëse nuk do të ishin aplikuar alternativat e dënimit me burgim, atëherë këta 38462 persona do të kishin vuajtur dënimin me burg, në një nga institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale (IEVP). Kështu, vetëm gjatë vitit, numri i të dënuarve me dënime alternative që iu shtua numrit të të dënuarve që mbikëqyreshin nga Shërbimi i Provës, në të gjithë vendin është 7528.

Alternativa e dhënë më shpesh nga gjykata është Pezullimi i dënimit me burgim dhe vënia në periudhë prove në masën 31074 të dënuar, e ndjekur nga puna në interes publik në masën 5306 të dënuar, nga Lirimi me kusht në masën 1498 , qëndrimi në shtëpi në masën 570 dhe Gjysmëliria e cila gjatë periudhës 2009-2018 është dhënë në 14 raste” thuhet në përmbledhjen e Shërbimit të Provës.

Nuk jepen detaje lidhur me punën në interes publik që iu është caktuar individëve që kanë marrë këtë lloj dënimi alternativ.

Ndryshon ligji për Shërbimin e Provës

Ministria e Drejtësisë ka vendosur të bëjë ndryshime themelore në ligjin për organizmin dhe funksionimin e Shërbimit të Provës në vend. Së fundmi një draft është nxjerrë për konsultim ku theksohen edhe ndryshimet që synohen të bëhen në këtë fushë. Sipas relacionit do të synohet korrigjimi i problematikave të hasura në ekzekutimin e dënimeve alternative, trajtimin e individualizuar të nevojave dhe aftësive të personit të mbikëqyrur për ri -integrimin e tij në jetën shoqërore.

“Problematikat e konstatuara gjatë zhvillimit të veprimtarisë së këtij institucioni, në ekzekutimin e dënimeve alternative në vendin tonë, qoftë në aspektin teorik apo praktik, si dhe ndryshimet që ka pësuar legjislacioni penal ka sjell nevojën e hartimit të një ligji të ri me qëllim reformimin e këtij institucioni për sa i përket strukturës organizative, rolit dhe kompetencave të tij” thuhet në relacion. 

 

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0