Shërbimi shëndetësor në Katund të Ri dhe Jubë…

Shërbimi shëndetësor në Katund të Ri dhe Jubë…

Shërbimi shëndetësor është një ndër shqetësimet që kanë njerëzit pasi jo në çdo kohë mund të marrin shërbim shëndetësor atëherë kur i nevojitet, k

Misteri i Romës, një studente e pastrehë kthehet sërish të jetojë në Suedi me babanë e saj dhe dëshiron të kthehet në universitet.
Ushqimet e shpejta shkaktojnë kancer tek fëmijët
Ndotja në Bulqizë: mbeturinat digjen në ambjent të hapur

Shërbimi shëndetësor është një ndër shqetësimet që kanë njerëzit pasi jo në çdo kohë mund të marrin shërbim shëndetësor atëherë kur i nevojitet, kjo për një sërë arsyesh të ndryshme. Gjithnjë ka mjekë që mungojnë, që nuk janë në orar në vëndin e punës, dalja nga puna në mes të orarit, mungesa e pajisjeve apo medikamenteve në qëndra shëndetësore, etj. Të njëjtën gjë e vëmë re dhe në qendrën shëndetësore në Katund të Ri. Ndodh ndonjëherë që shkon tek qendra shëndetësore dhe të mos e gjesh mjekun aty apo infermieret, dhe njerëzve u duhet të presin ose të largohen për të ardhur më vonë.

Nëse ndonjë banor ka ndonjë shqetësim shëndetësor pasditë ose në orët e vona i duhet t’i drejtohet spitalit ose urgjencës në Durrës, pasi qendra shëndetësore në Katund të Ri dhe Jubë janë të mbyllura. Ata të cilët e ndjejnë më shumë këtë si problem janë të moshuarit pasi pjesa më e madhe e tyre janë me kurime të ndryshme dhe herë pas here konsultohen me mjekun e lagjes. Por, edhe fëmijët në raste të ndryshme, sidomos gjatë stinës së dimrit kur virozat gripale prekin më shumë fëmijët ashtu si edhe moshën e tretë.

Por, a do ishte më mirë nëse do qëndronin të hapura deri në orët e vona të pasdites këto qendra shëndetësore? Patjetër që po. Banorët janë të mendimit që nëse do qëndronte hapur më gjatë qendra shëndetësore, do e kishin më të lehtë të mbaronin në kohën e duhur konsultat mjekësore me mjekun e lagjes dhe shërbimet e tjera që mund t’i marin në atë qendër. Kështu nuk do ishin të detyruar ti drejtoheshin ndonjë qendre shëndetësore tjetër apo në Durrës.

Elisa Mici

COMMENTS

WORDPRESS: 0