Senatorja australiane ushqen foshnjën në Parlament

Senatorja australiane ushqen foshnjën në Parlament

Një foshnje 2- muajshe në Australi është bërë fëmija i parë që ushqehet me gji në parlamentin e atij vendi. Vajza e vogël, e quajtur Alia Joy, është v

“Na morën në qafë. Më mirë ta na thotë shteti vdisni”, Ankesa nga të sëmurët për listën e re të barnave
Ushqime të skaduara në tavolinat tona…
Dita Botërore e Librit: Nëse do të bëhesh dikush-i në jetë, lexo”

Një foshnje 2- muajshe në Australi është bërë fëmija i parë që ushqehet me gji në parlamentin e atij vendi. Vajza e vogël, e quajtur Alia Joy, është vajza e porsalindur e Larissa Waters. Nënkryetarja e Partisë së Gjelbër të Australisë, u kthye nga leja e lindjes të martën, me vajzën e saj në krahë. Kur Alia Joy ishte e uritur, ajo e ushqeu atë. “Jam krenare që vajza ime Alia është fëmija i parë që ushqehet me gji në parlamentin federal!”, Waters shkroi në Twitter. “Ne kemi nevojë për më shumë femra dhe prindër në Parlament shprehet Waters. Parlamenti Australian ndryshoi rregullat vitin e kaluar për të lejuar ligjvënëset femra të merrnin foshnjat e tyre në sallë. Para kësaj, fëmijët ndaloheshin nga dhoma dhe nënave që i ushqenin iu jepej një vend votimi votimi i posaçëm.

Waters që kishte ndikim në ndryshimin e rregullave  tha në nëntor që nëse duam më shumë vajza të reja në parlament, duhet t’i bëjmë rregullat më familjare për të lejuar nënat e reja dhe baballarët e rinj të balancojnë detyrat e tyre parlamentare dhe prindërore. Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ndërsa Waters ishte ende në pushim të lindjes, senatori njoftoi lindjen e vajzës së saj dhe lajmëroi atë që të vinte.

Alia është edhe më shumë frymëzim për të vazhduar punën për të adresuar pabarazinë gjinore. (Dhe po, nëse ajo është e uritur, ajo do të ushqehet me gji në dhomën e Senatit) “. Alia nuk është fëmija i parë që ushqehet gjatë proçedurave politike. Në vitin 2016, një politikane në Islandë ushqeu foshnjën e saj një-muajshe, ndërsa fliste në parlamentin kombëtar.

COMMENTS

WORDPRESS: 0