Selenicë / Punëtorët e ujësjellësit në protestë , 8 muaj pa marrë rrogat…

Selenicë / Punëtorët e ujësjellësit në protestë , 8 muaj pa marrë rrogat…

Mosmarrja e pagave prej 8 muajsh dhe mosdhënia e asnjë afati për shlyerjen e tyre, ka detyruar punëtorët e ujësjellësit në Selenicë të dalin në protes

Çështja e punësimit në Elbasan vazhdon të mbetet një nga fenomenet më shqetësuese të banorëve të këtij qyteti.
Energji nga liqeni i Banjës. Kërkesë për ndërtimin e impiantit fotovoltaik mbi ujë
Çështja e strehimit, si pritet të jepet zgjidhje problemit.

Mosmarrja e pagave prej 8 muajsh dhe mosdhënia e asnjë afati për shlyerjen e tyre, ka detyruar punëtorët e ujësjellësit në Selenicë të dalin në protestë.

 

50 punonjës u mblodhën përpara prefekturës së Vlorës duke thënë se durimit të tyre u erdhi fundi.

Ata paralajmëruan se nëse nuk marrin një përgjigje të shpejtë, do të mbyllin pompat e furnizimit të qytetit dhe fshatrave me ujë.

Fondi prej 40 milion lekësh i akorduar për ujësjellësin është bllokuar në thesar, për shkak të detyrimeve që ky institucion i ka OSHEE-së.

Kjo pranohet edhe nga kryetari i bashkisë së Selenicës Përparim Shameti, i cili tha se fondi ka ardhur vetëm për pagesën e sigurimeve shoqërore dhe të faturave të energjisë elektrike.

Kryebashkiaku thotë se edhe administrata si dhe ai vetë, kanë 3 muaj pa u paguar.

Punonjësit kanë kërkuar të takohen me prefektin e Vlorës Flamur Mamaj, por biseda me të nuk është zhvilluar.

COMMENTS

WORDPRESS: 0