Salaj/ Bashkia e Tiranës modeli më i keq i qeverisjes, pasi shumica drejton pa pyetur fare për pakicën.

Salaj/ Bashkia e Tiranës modeli më i keq i qeverisjes, pasi shumica drejton pa pyetur fare për pakicën.

Energjia elektrike nuk është luks që duhet ta gëzojnë vetëm të pasurit, është e drejtë jetike për të gjithë.
Elbasan/ Qytetarët këmbëkryq me pluhurin e vdekjes në shtëpi…
Edhe pse me vendim të Këshillit Bashkiak ekzistojnë gjoba për hapësirat e rrjetit rrugor

Gazetari Blendi Salaj, gjatë aktivitetit Poli/Tech academy ku kishte përballë të rinjtë aktivë të qytetit të Tiranës vuri theksin tek reagimi qytetar si mjet presioni ndaj mirëqeverisjes dhe sjellja e qytetarit shqiptar drejt demokracisë.

Vendimarrja e shumicës është demokratike por nuk garanton një vendimmarrje të drejtë nëse nuk respekton pakicën, rast të cilin e shohim shpesh në vendimarrjen e Bashkisë së Tiranës. Qyteti i Tiranës i përket qytetarëve të Tiranës. Madje jo vetëm të Tiranës por të gjithë Shqipërisë. Vendimet në qytetin e Tiranës duhet të merren me miratim e qytetarëve që jetojnë këtu dhe me respektimin gjithashtu të pakicës; u shpreh ai.

Sipas tij, dhënia e votës nuk do të thotë se mund të bësh çfarë të duash ti për 4 vitet e ardhshme. Do të thotë që, ti je përgjegjës për të qeverisur për 4 vitet e ardhshme dhe ti je përgjegjës ndaj meje si qytetar. Ky raport në Shqipëri është akoma i sëmurë dhe shumë nga ne e shikojnë veten sikur do të jemi ne që do të i’u shërbejmë atyre në vend që të jenë ata që do të na shërbejnë ne. Gjërat që kane ndodhur është që njerezit marrin atë thesin me miell dhe pastaj i lajnë duart me të drejtën e tyre për të zgjedhur. Kjo është e vajtueshme si praktikë në Shqipëri sepse kjo është demokracia. Ky është ushtrimi si pro i demokracisë, votimi, por nuk është i denjë. Pjesëmarrja jonë në demokraci nuk është vetëm vota njëherë në 4 vjet në heshtje dhe në një kuti, por demokracia është e përditshme dhe dhe dinamike.

Megjithatë vendimarrja jo e drejtë nuk është i vetmi problem i Bashkisë Tiranë. Sipas portës vendore, pas një montiorimi të realizuar nga qëndresa qytetare në një periudhë 3 mujore, vihet re fakti i mungesës së transparencës së publikimit të vendimeve dhe projekt-vendimeve paraprake nga ana e Këshillit Bashkiak Tiranë, dokumente të cilat jo vetëm janë detyrim ligjor sipas nenit 15 të ligjit për Vetëqeverisjen Vendore, ku thuhet se: “Çdo akt i organeve të  vetëqeverisjes vendore publikohet në faqen zyrtare të internetit të njësisë vendore dhe afishohet në vendet e caktuara nga njësia për njoftimet publike”, por privojnë edhe aksesin e qytetarëve në vendimmarrje. Këshilli Bashkiak Tiranë në 3 muaj mori 30 vendime për prishje dhe tjetërsime pronash të qytetit, por nuk realizoi asnjë konsultim me qytetarët.

COMMENTS

WORDPRESS: 0