Sa më i varfër të jetë një vend, aq më shumë shpenzon ai për ushqime.Shqipëria vendi që harxhon për t’u ushqyer

Sa më i varfër të jetë një vend, aq më shumë shpenzon ai për ushqime.Shqipëria vendi që harxhon për t’u ushqyer

Shqipëria është vendi që harxhon më shumë për t’u ushqyer në krahasim me atë që prodhon ekonomia kombëtare për një vit. Sipas të dhënave të publikuara

INSTAT: Rekord negativ, më shumë vdekje se lindje
Shumë pak pemë për banorë, Shqipëria rekord negativ
Alarmante: Shqipëria nën depresion. Renditetet e dyta në botë për prevalencën më të ulët të depresionit

Shqipëria është vendi që harxhon më shumë për t’u ushqyer në krahasim me atë që prodhon ekonomia kombëtare për një vit. Sipas të dhënave të publikuara në tabelat e Eurostat, Shqipëria shpenzoi 32.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në vitin 2016 për ushqime.

 

Pas Shqipërisë renditet Kosova, me 29.4% të PBB-së, e ndjekur nga Mali i Zi me 22.8%, Bosnja me 21.5%, Maqedonia me 18.4%, Serbia me16.5%.

Vetëm për bukë dhe drithëra, Shqipëria shpenzon 5% të asaj që prodhon ekonomia në një vit, sërish më e larta në Europë, nga 1.1% që është mesatarja e BE dhe 3.7% që është vendi i dytë pas nesh (Mali i Zi).

Sa më i varfër të jetë një vend, aq më shumë shpenzon ai për ushqime, pasi ushqimi është një nevojë e domosdoshme dhe vetëm pas plotësimit të tyre, njerëzit mund të mendojnë për nevoja të tjera më pak jetësore, ku i fundit vjen argëtimi. Shpenzimet e larta për ushqime janë dhe një tregues indirekt i varfërisë relative në vend, pasi tregojnë sa të ulëta janë të ardhurat reale të shqiptarëve, teksa një pjesë e rëndësishme e tyre shkon për përmbushjen e nevojave bazë.

 

Të dhënat e Eurostat tregojnë psh se mesatarja e shpenzimeve të Bashkimit Europian për ushqime është vetëm 6% e PBB-së (pothuajse as sa shqiptarët shpenzojnë vetëm për bukë), ku më e ulëta është në Luksemburg dhe Irlandë, përkatësisht me 2.8 dhe 2.6% të PBB-së .

Në vlerë absolute, shpenzimet mesatare për banor për ushqime në Shqipëri ishin 1,208 euro në vit, më të lartat në rajon, sipas Eurostat. Vendet e zhvilluara shpenzojnë më shumë për frymë për ushqime në vlerë absolute, pasi është më i shtrenjtë (mesatarja e BE-së është 1,764 euro), por për shkak të të ardhurave të larta, kjo nuk rëndon në xhepat e tyre.

Po sipas Eurostat, rezulton që Shqipëria ka bërë hapa pas vitet e fundit, teksa shpenzimet për ushqime janë rritur në vite, nga 28.2% e PBB-së në 2007-n, në 32.4% në 2016-n.

Janë pikërisht të ardhurat e ulëta ato që bëjnë që konsumatorët shqiptarë të shpenzojnë më shumë për ushqim e pije jo alkoolike, dhe më pas të mendojnë për shëndetin, energji, argëtim, veshje, ngrohje etj.

Po sipas Eurostat, Shqipëria renditet një nga vendet e fundit në Europë për sa i përket të ardhurave për frymë, që në 2016-n u ul në 29% të mesatares së BE-së, e fundit në rajon.

Sipas peshave të shportës së konsumit të publikuara nga INSTAT, pasi harxhojnë rreth 40% të buxhetit për ushqime (më e larta në Europë), familjarëve shqiptarë u mbeten 4.4% për Pije alkoolike dhe duhan; 4% për Veshje dhe këpucë; 20.7% për Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji; 6.5% për Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë; 3% për Shëndetin; 6.2% për Transportin; 2.5% për Komunikimin; 2.6% për Argëtim dhe kulturë; 2.5% për Shërbimin arsimor; 2.9% për Hotele, kafene dhe restorante; 4.7% për Mallra dhe shërbime të ndryshme

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0