RUSI 2018/Dy nga pretendentët kryesorë për trofeun, Franca e Argjentina zbresin sot në fushë

RUSI 2018/Dy nga pretendentët kryesorë për trofeun, Franca e Argjentina zbresin sot në fushë

Vokopolë/ Të mësosh pa ujë dhe drita …
Pelikani kaçurrel, Xhoni Malko
“Hekuri rrihet sa është i nxehtë” …zanatçinjtë po shkojnë drejt zhdukjes.

Dy nga ekipet pretendente për të fituar këtë Kampionat Botëror, Franca e Argjentina luajnë sot ndeshjet e tyre të para në këtë kompeticion.

Dita e tretë e Kupës së Botës është paksa e veçanta pasi në të janë programuar për t’u luajtur 4 ndeshje. Sot do të luajnë ndeshjet e tyre të para Grupet C dhe D. Dy nga ekipet pretendente për të fituar këtë Kampionat Botëror, Franca e Argjentina luajnë sot ndeshjet e tyre të para në këtë kompeticion.

Në letër të dyja duket sikur kanë sfida të lehta, pasi francezët përballen me Australinë, ndërsa argjeninasit me Islandën, por historiku i Botërorëve është i mbushur plot supriza të hidhura të favoritëve në ndeshejt e tyre të para. Dy ndeshjet e tjera të ditës Peru-Danimarkë dhe Kroaci-Nigeri janë më të balancuara ndaj në to nuk mund të flitet për favoritë.

Argjentina e Messi-t përballë Islandës entuziaste
Kjo do të jetë hera e parë në historinë e Argjentinës dhe Islandës që do të luajnë kundër njëra-tjetrës. Argjentina e 44 milionë banorëve do përballet me Islandën me 350 mijë banorë. Argjentina i mbylli në vendin e tretë eliminatoret e zonës së Amerikës Latine, por iu desh të priste deri në raundin e fundit të ndeshjeve për të siguruar një vend në Botërorin e Rusisë falë të tre golave të shënuar nga Lionel Messi ndaj Ekuadordit.

Ndeshjet miqësore nuk shkuan edhe aq mirë për Argjentinën, që u turpërua 4-2 nga Nigeria dhe 6-1 nga Spanja, e mori pak ngushëllim me fitoren 2-0 ndaj Italisë. Argjentina është dy herë fituese e Kupës së Botës, pesë herë finaliste e Botëtorit. Me një superyll si Lionel Messi në përbërje dhe një mori yjesh të tjerë si Aguero, Higuain, Dybala, Di Maria etj padyshim që argjentinasit mbeten ndër favoritët për të fituar këtë Botëror edhe pse problemet e ditëve të fundit kanë ngritur disa pikëpyetje. Disa dëmtime titullarësh si dhe akuzat për nagcmim seksual ndaj trajnerit Jorge Sampaoli kanë trazuar klimën në ambientin e argjeninasve.

Gjithsesi ky Botëror është mundësia e fundit e Messit që të fitojë këtë trofe aq të dëshiruar që do ta barazonte atë me Maradonën mitik, ndaj edhe ky fiksim i “Pleshtit” do të jetë motori i Argjentinës. Islanda ka lënë një përshtypje shumë të mirë në eliminatoret, ku e doli e para në grup duke lënë pas Kroacinë. Ata bazohen te një mbrojtje e fortë, vetëm 7 gola të pësuar në 10 ndeshje eliminatore. Gjithsesi në miqësore nuk kanë lënë një përshtypje të mirë duke pësuar 11 gola në 4 ndeshjet e fundit. Islanda ka pësuar 2+ gola në katër ndeshjet e fundit dhe pëson të paktën një gol në tetë ndeshjet e fundit. Në Kupën e Botës 2014, 5 nga 7 ndeshjet e fundit të Argjentinës, që u mposht në finale, kanë qenë poshtë 1.5 golave.

l.q.

COMMENTS

WORDPRESS: 0