Rrjetet sociale pro apo kundër…

Rrjetet sociale pro apo kundër…

Kur themi “rrjetet sociale” na vjen në mëndje programe, detyra, lojëra, aplikacione të ndryshme. Të mirat që na ofrojnë janë gjërat e para që na vijnë

Ndryshimi i orës, merret vendimi …
Kërkesë për ndryshimin e pikës 10, neni 24, Rregullorja “Për Zhvillim e Maturës Shtetërore 2018 … e cila ndalon rivleresimin e testeve dhe të drejtën për ankimin.
Përmbledhje e problemeve në 6 minuta fjalim.

Kur themi “rrjetet sociale” na vjen në mëndje programe, detyra, lojëra, aplikacione të ndryshme. Të mirat që na ofrojnë janë gjërat e para që na vijnë në mëndje, por si çdo e mirë nga pas e ka një të keqe, po ndryshimi është se rrjetet sociale kanë shumë të këqija. Neve thjeshtë na janë mbyllur sytë nga të mirat që na vijnë e nuk mund të shohim anët negative ose nuk na pëlqen t`i pranojmë.

Interneti na ka bërë të humbasim një pjesë të mirë të kohës, të ngjarjeve të rëndësishme dhe personave të rëndësishëm s`iu kemi dhënë kohën dhe mundësitë që meritojnë. Ulesh në një kafene dhe shikon miq të ulur sëbashku, ju do të prisni të them se ishin duke biseduar e duke qeshur, por jo celularët janë ato që i bëjnë të buzëqeshin dhe të harrojnë se me kë janë ulur në tavolinë, harrojnë qëllimin që janë mbledhur.

Nuk mund të ulesh me dikë në kafe pa bërë më parë foto, nuk mund të hash apo të pish pa bërë në fillim një foto, madje dhe ata të cilët janë çift kalojnë më shumë kohë në rrjetet sociale se sa nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Në një diskutim që u zhvillua në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës studentët nxorën pikat më të mira që mund të shfrytëzojmë rrjetet sociale dhe anët negative që ato kanë. Informimi i studentëve ndodh në çdo kohë, por janë vetë këta persona që të vendosin nëse duan të mbrohen nga pasojat, t`i komunikojnë në familje dhe shoqëri këto informacione apo jo.

Shërbimet që na ofrojnë rrjetet sociale janë:

  • Për shpërndarjen e informacionit në një kohë sa më të shpejtë;
  • Për të lehtësuar komunikimin;
  • Për krijimin e kontaktit me të afërmit që ndodhen në vende të ndryshme të botës;
  • Në punë – mund të punosh direkt nga shtëpia, pa pasur një zyrë dhe ndërkohë të kesh më shumë kohë;
  • Reklamimi i bizneseve, nuk ka kosto të lartë për të mos thënë aspak;
  • Për blerje dhe shitje online, ndihmon në kursimin e kohës;
  • Gjithmonë në kontakt me botën e jashtme, çfarë ndodh jashtë plus mund të shohësh çfarë të duash dhe kur të duash;
  • Krijimi i grupeve me interesa të njëjta, për çështje dhe tema të caktuara.

Duhet thënë së anët negative janë më të shumta dhe më të rrezikshme për fëmijët dhe të rinjtë. Impaktet negative:

  • Largimi i të rinjve nga libri, krijimi i lidhjes me internetin;
  • Problem në shëndet, mungesa e aktivitetit fizik, shpërdorimi i kohës së lirë;
  • Mungesa e kontrollit nga të rriturit kundrejt fëmijëve në rrjetet sociale;
  • Përdorimi i rrjeteve sociale për mashtrim;
  • Përdorimi i titujve apo dhe lajmeve të rreme, në mënyrë që të marin sa më shumë klikime dhe të rritet shikueshmëria, ndërkohë që në momentin e hapjes së lajmit aty nuk ka asnjë lloj informacioni;
  • Prindërit heqin përgjegjësitë nga vetja, duke iu dhënë fëmijëve mjete teknologjike, pa e ditur rrezikshmërinë që ato kanë;
  • Përdorimi i internetit në shkolla, plus telefonat që nuk i ndajnë për asnjë moment;
  • Marrja e detyrave të gatshme nga interneti;
  • Nxit bullizmin në forma të ndryshme;
  • Vjedhja e të dhënave personale, etj.

Dëshiroj të di, të kuptoj diçka që sinqerisht është e pakuptimtë, kur ne i njohim të gjitha këto pasoja, i dimë këto probleme, dhe prindërit kanë kërkuar më shumë informacion për programet që mund të dëmtojnë fëmijët e tyre. Përse edhe kur jemi të vetëdijshëm për këto pasoja shtyhemi drejt kësaj rruge, përse kërkojm të dëmtojmë veten?

 

Monika Xhaja

COMMENTS

WORDPRESS: 0