Rritja e e mesatares për degët e mësuesisë mbi notën 7 do të ndryshojë cilësinë e të diplomuarve…

Rritja e e mesatares për degët e mësuesisë mbi notën 7 do të ndryshojë cilësinë e të diplomuarve…

Autoritetet e Arsimit besojnë se rritja e e mesatares për degët e mësuesisë mbi notën 7 do të ndryshojë cilësinë e të diplomuarve në këto programe. Zv

Babain e tre fëmijëve e futën në dhe`, reagon pedagogu i njohur: Atje ka qetësi! Këtu lart…
“Mund të lindi bebi në këto kushte që janë këtu tani në dimër?
Projekti i pazarit të ri të bashkisë, shfaq problematika

Autoritetet e Arsimit besojnë se rritja e e mesatares për degët e mësuesisë mbi notën 7 do të ndryshojë cilësinë e të diplomuarve në këto programe. Zv/Ministri  i Arsimit, Ervin Demo, tregon se qeveria ka garantuar arsimtarët se pagat e tyre do të rriten deri në 40%. 

Rritja e mesatares për pranimin në degën e mësuesisë në notën mbi 7 për autoritetet arsimore do të thotë më tepër cilësi në aduditore dhe profesionistë që do të edukojnë brezat e ardhshëm.

Zv/Ministri i Arsimit, Ervin Demo tregon se po ndodhë reformë terësore në profesionin e mësuesisë.

Demo: Mesatarja që është rritur nga 6 në 7 vetëm për programet e mësuesisë. Për të gjitha programet e tjera të studimit,  mesatarja vazhdon siç ka qenë vitin ekaluar, nota 6.

Garantojmë rritjen e cilësisë së mësuesve në të ardhmen. Jemi duke e mbështetur gjithashtu me incentiva të caktuara për ti bërë programet e mësuesisë në terësi më atraktivë për të gjithë studentët që do të regjistrohen. Kjo nuk është populiste dhe as politike, çdo gjë që do të bëjmë në këtë sistem, produktin do ta marrim së paku pas 5 vitesh.

Qeveria parashikon që brenda këtij mandatit të dytë, rroga e arsimtarëve të rritet deri në 40%.

Demo: Qeveria shqiptare tashmë ka një objektiv për këtë mandat që ne të rrisim pagat e mësuesve deri në 40% dhe do të fokusohemi për ta realizuar këtë gjë.

Ndërsa për situatën e krijuar në Universitetin e Tiranës pas kontrolleve dhe auditimeve të zhvilluara, Demo tregon se mbeshtet çdo hetim për insistucionet e arsimit të lartë ku konstatohen probleme.

Procesi i akreditimit të institucionit do të nisë së shpejti pas afateve të vëna nga agjencia britanike dhe autoritetet vendase për akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë, ku UT u akreditua vetëm për një vit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0