Rritja e çmimeve, qyretarët e pakënaqur… !

Rritja e çmimeve, qyretarët e pakënaqur… !

Si zakonisht, me afrimin e festave të fundvitit janë rritur edhe çmimet e frutave dhe perimeve në tregjet e ndryshme të qyteteve. Qytetarët  janë m

“Pasioni për Thethin ” libri që bashkoi 3 të huaj..
Ish-pronarët: Të mos legalizohet më në toka me pronarë
9 karakteristikat e një mësuesi të mirë

Si zakonisht, me afrimin e festave të fundvitit janë rritur edhe çmimet e frutave dhe perimeve në tregjet e ndryshme të qyteteve.

Qytetarët  janë mësuar tashmë me rritjen e çmimeve të ushqimeve apo produkteve të tjera në raste festash.

Çmimet kanë njohur rritje që në fillim të muajit dhjetor, kjo konfirmohet nga vetë tregtarët të cilët jashtë kameras shprehen se rritja e çmimeve nga ana e tyre vjen si mënyra e vetme për të siguruar pak më shumë të ardhura.

Tregtarët thonë se prodhimet vendase vazhdojnë të shiten me çmime disi të arsyeshme, në varësi të tregut ku shiten, ndërsa produktet e importit si pasojë e kalimit në doganë janë më të larta.

Ato shprehen se rritja e çmimeve do zgjasë deri në ditët e para të vitit 2019, ku fillon edhe largimi i emigrantëve nga Shqipëria. Ndërkohë, disa qytetarë shprehen se pavarësisht çmimit ët lartë, ato detyrohen të blejnë produktet e tregut.

Prania e festave nuk e justifikon çmimin e lartë me të cilin shiten dhe qytetarët kërkojnë që çmimet të jenë normale si në ditët e zakonshme.

COMMENTS

WORDPRESS: 0